Kina rrit shpenzimet per mbrojtjen
Rritja e shpenzimeve për sistemin mbrojtës në Kinë u shpall nga zëdhësësi i parlamentit kinez Li Zhaoxing. "Në vitin 2012, shpenzimet për mbrojtjen e Kinës do të arrijnë në 110 mld dollarë, një rritje prej 10 mld e 700 mijë dollarësh nga viti i kaluar, ose 11.2 përqind më shumë," tha Li në një konferencë shtypi përpara e Kongresit kombëtar të Popullit në Pekin. Buxheti publik i Pekinit mendohet të jetë në rënie për shkak të shpenzimeve për modernizimin e shpejtë të ushtrisë. Por, Li theksoi se nuk ka nevojë për shqetësim. "Forca e kufizuar ushtarak e Kinës synon ruajtjen e sovranitetit, sigurisë kombëtare dhe integritetit territorial. Kjo nuk do të përbëjë një kërcënim për vendet e tjera," tha ai.
Kina ka kërkuar të balancojë marrëdhëniet dhe të tregojë kujdes në lidhje me lëvizjet karshi SHBA-së, pasi kjo e fundit premtoi se do të forcojë praninë e saj në rajon një lëvizje e cila shihet si luftë kundër dominimit të Kinës.
Uashingtoni, i cili shpenzon rreth 740 mld dollarë cdo vit për mbrojtje, 7 herë më shumë se Kina, ka instaluar bazat e strehimit me mijëra trupa amerikane në të gjithë rajonin.