E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Izraeli të nxisë investimet në Shqipëri

Kryeministri Berisha, duke uruar Ambasadorin Cohen për detyrën e re si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i shtetit të Izraelit në Shqipëri, shprehu kënaqësinë për nivelin e marrëdhënieve ne mes dy vendeve. Gjatë këtij takimi, Kryeministri Berisha vlerësoi punën e mirë të ish- Ambasadores izraelite në Tiranë dhe shprehu bindjen për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi në të ardhmen me Ambasadorin Cohen.  Nga ana e tij, Ambasadori Cohen shprehu falënderimet e tij per mbështetjen dhe interesimin që Kryeministri Berisha dhe qeveria shqiptare i kushtojnë zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ne mes dy vendeve dhe premtoi se gjatë misionit të tij do të inkurajojë zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›