Kinë, 12 të arrestuar mbi skandalin e qumështit
Arrestimet e reja çojnë në një total prej 18 të prangosurish, u shpreh policia në provincën lindore të Hebeit. Në të gjithë vendin vazhdojnë kontrollet për qumështin-pluhur në një kohë që policia ka konfiskuar mbi 200kg melaminë. Përzierësi është cilësuar si shkak i problemeve në veshka dhe gurët në veshka tek foshnjat në gjithë vendin. Gjashtë nga të arrestuarit janë nën akuzë për shitjen e melaminës, ndërsa të tjerët akuzohen për shitjen e qumështit të infektuar. Furnizuesit e kompanive të qumështit besohet se kanë shtuar përbërës kimikë (që zakonisht përdoren për materialet plastike), që të dukej sikur kishte nivel më të lartë proteinash.Zgjerimi i krizësKryeministri Uen Jiabao mbajti një mbledhje të veçantë të mërkurën lidhur me krizën e qumështit të foshnjave. Kabineti qeveritar pranoi se rregullat e vendosura dështuan në përmirësimin e standardeve të qumështit. “Infektimi i qumështit pluhur për foshnjat tregon kaosin në tregun e produkteve të përditshme dhe ngërçet në mbikëqyrjen dhe administrimin, që nuk ka qenë në nivelin e duhur”, u shpreh qeveria. Shtohet zemërimiSkandali i qumështit ka përhapur një zemërim të madh tek nënat kineze, shumë prej të cilave kanë besim në tregun ushqimor për ushqyerjen e foshnjave të tyre. Gjithashtu, është ngritur një pikëpyetje lidhur me aftësinë e autoriteteve kineze për të siguruar një industri prodhimi të ushqimit të shëndetshme dhe pa probleme, siç ka ndodhur vitet e fundit. Kështu mund të përmendet rasti i problemeve me ushqimet e detit, më pas me pastën e dhëmbëve, dhe vitin e kaluar, me ushqimin për kafshë të eksportuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mijëra inspektorë po kryejnë kontrolle në fabrikat të prodhimeve të qumështit, si dhe pikat e shitjes në gjithë vendin. Prindërit gjithashtu po pyesin se përse ‘Sanlu’, kompania e cila shiti qumështin e infektuar, e bëri publike kaq vonë faktin. Të paktën 6244 foshnja janë sëmurë për shkak të qumështit pluhur, tre prej të cilave kanë vdekur e megjithatë pritet që numrat të rriten. Testet tregojnë se 69 provëza të 22 kompanive përmbajnë substanca të ndaluara. Dy nga kompanitë e përfshira i kanë eksportuar prodhimet e tyre në Bangladesh, Jemen, Gabon, Burundi dhe Burma.