E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, 45-vjeçari shqiptar plagos gruan

Burri është kthyer në Udine dhe ka qëlluar me daltë bashkëshorten. Policia e ka arrestuar menjëherë, ndërsa gruaja është në gjendje të rëndë në spital. Burri ishte larguar me një urdhër dëbimi pikërisht sepse më parë kishte tentuar të vriste gruan e tij, edhe ajo shqiptare. Megjithatë, duket se një urdhër I tillë nuk ka shërbyer për asgjë.45-vjeçari, sipas skemës së ngjarjes që ka ndërtuar policia, e ka qëlluar të shoqen, një 37-vjeçare shqiptare, 14 herë në fytyrë dhe në trup me një daltë. Alarmi u dha nga një shoqe e viktimës, e cila e ka regjistruar skenën me telefon. E plagosura, edhe pse në gjendje të rëndë, ka arritur të shqiptojë emrin e burrit që e suloi. Shqiptari u bllokua 200 metra larg vendit të ngjarjes dhe u dërgua menjëherë në burgun e Udines. Gruaja u strua në spital në gjendje të rëndë dhe iu nënshtrua operacionit, duke u konsideruar jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›