E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëmbehet një anije greke në Somali

Fati i 25 anëtarëve të akuipazhit (të cilët thuhet se janë me origjinë filipine), nuk dihet ende. Nga të dhënat e para thuhet se anija është drejtuar për në portin Eyl të Somalisë. Rojat bëjnë të ditur se sulmi i piratëve tregon për zgjerimin e ‘territorit’ të tyre më në jug që nga Gjiri i Adenit. Piratët, të cilët aktivizohen shumë në luftën në Somali, janë të prirur për të sulmuar anijet e mëdha tregtare që lëvizin rrotull zonës së tyre. Kërcënimi i rrëmbimeve dhe grabitjeve ka penguar shpërndarjen e ndihmave për njerëzit që banojnë në zonat e prekura nga konflikti. Anija greke e njohur me emrin ‘Centauri’ mendohet të jetë sulmuar mbrëmjen e së mërkurës ose herët në mëngjesin e së enjtes. “Anija e cila pritej të njoftonte në Mombasa në 19 shtator dhe do të shkarkonte 17 ton kripë”, u shpreh njëri nga punonjësit e Shoqatës së Njerëzve të Detit, e cila vepron në Kenia. “Kripa u mor në Somalinë Jugore, e cila nuk është zonë e piratëve. Ata ndoshta do ta çojnë anijen në Eyl”. Anije të ndryshme po mbahen peng në Eyl. Pak më parë, gjatë kësaj jave, komandot franceze shpëtuan dy marinarë. Anija greke është e 13-ta e rrëmbyer në ujërat somaleze përgjatë dy muajve të fundit. Somali prej 17 vjetësh vuan mosfunksionimin e një qeverie dhe ka pasur disa luftëra civile.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›