E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, 127 të vdekur dhe 2 mijë të humbur

Katastrofa Alarm edhe në Indi, ku deri tani viktimat kanë arritur në 150

Janë më shumë se 130 të vdekur dhe 2 mijë të humburit si pasojë e motit të keq, shirave të rrëmbyeshëm, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që kanë goditur Kinën. Shirat monsonikë, që kanë rënduar situatën në Pakistan dhe në Indi ku numërohen rreth 150 të vdekur dhe 500 të humbur, vazhdojnë të mbjellin vdekje dhe shkatërrime. Po ashtu, rrëshqitjet e mëdha të tokës kanë gjunjëzuar një qytet në verilindje të Kinës ku të paktën 50 mijë persona konsiderohen të humbur në baltën e shkaktuar nga shirat e rrëmbyer. Ekipe të tëra mjekësh dhe më shumë se 2 mijë ushtarë po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit. Shumë rrugë janë mbuluar nga një metër baltë, duke vështirësuar edhe jetën e operacioneve të shpëtimit. Sasitë e mëdha të reshjeve bënë që lumi Bailong të dalë nga shtrati duke përmbytur qindra hektarë tokë. Zona e prekur është vizituar edhe autoritetet më të larta të vendit që kanë bërë thirrje për të bërë ç’është e mundur që të shpëtojnë sa më shumë jetë njerëzish. Në shumë zona mungon energjia elektrike dhe uji i pijshëm. Situata është kaotike, megjithatë autoritetet po punojnë të normalizojnë sa më shpejt gjendjen.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›