Kinë, 132 viktima për shkak të reshjeve
Reshjet e dendura të shiut dhe rrëshqitjet masive të tokës në jug të Kinës, kanë provokuar vdekjen e më shumë se 132 personave, ndërsa situata vazhdon të rëndohet pasi sipas autoriteteve te meteorologjisë, reshjet do të vazhdojnë ende. Ndërkaq 86 persona janë deklaruar te zhdukur dhe rreth 800 000 banorë janë evakuuar. Kushtet e rënduara të motit kanë provokuar edhe ndërprerjen e energjisë elektrike, dëme të konsiderueshme nëpër rrugë, shembjen e disa ndërtesave etj. Gjithashtu milionë njerëz nuk kanë mundësi të furnizohen me ujë të pijshëm. Dhjetëra lumenj kanë shtuar ndjeshëm nivelin e ujit, duke përfshirë edhe lumin Pearl në provincën e Guangdongut. Sezoni i reshjeve në Kinë, që zakonisht nis në muajin maj, pason sezonin më të egër të thatësirës prej thuajse një shekulli në juperëndim të vendit. Në disa zona, janë regjistruar nga 100 deri në 180 milimetra shi ndërsa në zona të tejra, janë regjistruar më shumë se 200 millimetra shi. Në total , 68,000 shtëpi janë shkatërruar dhe më shumë se 500,000 hectarë tokë janë prekur dhe dëmtuar nga reshjet.