Hitzfeld: Ky Botëror, plot surpriza

Duket se trajnerit të Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, nuk i është rritur dhe aq mendja, pavarësisht faktit se arriti ta mposhtë Spanjën, duke thënë se është e zakonshme që të ketë befasi në një Botëror.
"Ne kemi arritur të fitojmë tre pikë ndaj Spanjës dhe askush nuk e priti këtë. Ne jemi në një pozicion shumë të mirë, por ne duhet të kemi kujdes nga Kili, të cilët janë favoritë për shkak të përvojës së madhe që kanë në përfaqësuese".
"Unë mendoj se favoritët, ekipet e forta, gjithmonë kanë shumë presion gjatë fazës së grupeve, pasi që të gjithë e kanë për detyrë të kalojnë në fazën tjetër. Ky është momenti kur jofavoritët kanë mundësi për të krijuar befasi", deklaroi Hitzfeld në konferencën për shtyp, ku shtoi se po të ishte trajner i Francës, do të largohej menjëherë nga posti, pas zhvillimeve shokuese.