E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi, ngushëllon familjarët e shkrimtarit Krasniqi

Presidenti Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot paradite, ngushëllon familjarët e shkrimtarit të shquar shqiptar, Sulejman Krasniqi, i cili ndërroi jetë dje në Tiranë në moshën 74-vjeçare.

Në mesazhin e tij, presidenti Topi e cilëson shkrimtarin Krasniqin, njeriun e penave më të shquara të letërsisë sonë moderne, i cili me talentin e rrallë dhe krenarinë e paepur kombëtare la gjurmë të pashlyeshme në letrat shqipe të katër dekadave të fundit! “Më lejoni që t`ju shpreh ngushëllimet më të ndiera e të sinqerta!

Në këto momente të vështira për humbjen e njeriut tuaj të shtrenjtë, ndaj me ju jo vetëm hidhërimin, por edhe vlerësimin më të lartë për personalitetin e spikatur të Sulejmanit në fushën e letërsisë, për vlerat e jashtëzakonshme njerëzore si dhe për përpjekjet e angazhimin shumëvjeçar të tij në shërbim të ruajtjes e përçimit të vlerave historike kombëtare, të fitimit të lirisë së Kosovës dhe lartësimit të imazhit të kombit shqiptar”, shkruhet ndër të tjera në mesazhin ngushëllues të presidentit Topi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›