BE pesimiste, ekonomia e organizatës do të tkurret me 4%
Ekonomitë e vendeve të Bashkimit Evropian do të tkurren
në masën 4% gjatë vitit 2009. Ky është parashikimi
i Komisionit Evropian, sipas të cilit shifrat e këtij fenomeni
janë dy herë më të larta nga ato që parashikoheshin
në fillim të këtij viti. Përkeqësimi i financave globale, rënia e
tregtisë botërore dhe rënia e vazhdueshme e çmimit të banesave
e ka përkeqësuar shumë situatën. Sipas parashikimeve,
ekonomia evropiane mund të fillojë të njohë një lloj rritjeje
vetëm gjatë gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm. Veç kësaj,
parashikohet edhe një shtim i papunësisë në të gjitha këto
vende që në vitin 2010 do të kapë shifrën 10.9%. Aktualisht
ekonomia evropiane është në mesin e recesionit më të rëndë
dhe më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore. Masat e mara
nga qeveritë për të përballuar krizën do të fillojnë të japin
efektin e tyre në fund të këtij viti dhe kryesisht gjatë vitit të
ardhshëm. Sado pesimist, ky vëzhgim i Komisionit Evropian
nuk është edhe aq i errët sa ai i bërë nga FMN-ja, sipas të
cilit GDP-ja në Eurozonë do të binte me 4.2% gjatë këtij viti.