E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, masakron veten me thikë 78 vjeçarja, mister motivet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dhe në Elbasan, ku një grua e moshuar ka masakruar veten me thikë në kushtet e rënda të depresionit. Gjithçka ka ndodhur dje në fshatin Kuqan të Elbasanit kur Shahine Latifi 78-vjeçe ka therur veten me thikë. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se e moshuara gjendej e vetme në banesë gjë të cilën e ka shfrytëzuar për të realizuar krimin makabër ndaj vetes. Mësohet se ajo ka marrë thikën e bukës duke e ngulur disa herë thikën në pjesën e barkut të saj. 78- vjeçarja është gjetur e mbuluar me gjak nga familjarët e saj të cilët të alarmuar e kanë transportuar me urgjencë në spital. Por, ndërhyrja e mjekëve ka qenë e kotë pasi e moshuara ka ndërruar jetë pak minuta më pas. Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë për të zbardhur mekanizmin e ngjarjes. Për blutë e policinë ka qenë e çuditshme fakti sesi e moshuara ka mundur të qëllojë disa herë veten me thikë. Burimet policore thanë se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur me saktësi rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa paraprakisht dyshohet se e moshuara e kishte paramenduar vetëvrasjen pasi ndodhej në kushte të rëndë të depresionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›