E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e temperaturave shton rrezikun, kontroll produkteve ushqimore

Afrimi i sezonit turistik dhe stinës së nxehtë e verës, ka vënë në lëvizje drejtorinë e Bujqësisë së Durrësit, për marrjen e masave. Inspektoriati i ushqimit pranë kësaj drejtorie, ka filluar një kontroll të imtësishëm në të gjitha pikat që tregtohen produkte ushqimore, kryesisht ata me prejardhje shtazore. Jonuz Tafili, drejtori i kësaj dege bën të ditur se masat që janë marrë në lidhje me kontrollin e produkteve ushqimore janë rritur, kjo për shkak të ngrohjes së kushteve atmosferike si rritje së konsumatorëve, duke  ngritur  grupe kontrolli për bërjen e analizave në të gjitha subjekteve që tregtojnë produkte ushqimore. Problem sipas Tafilit, mbetet zona e plazhit dhe shitësit ambulant, kjo për arsye të mënyrës se tregtimit te produkteve, ku në të shumtën e rasteve është dashur ndërhyrja e policisë bashkiake. Qyteti i Durrësit ka shumë pika problematike tregtimi, pasi shumë subjekte nuk respektojnë kushtet e standardeve të tregtimit të mallit. Kështu të gjitha punishteve dhe vendeve të tregtimit u  janë bërë të njohura masat që duhet të marrin për ruajtjen e mallrave dhe disa prej këtyre tregtarëve u është vënë gjobë deri në  sekuestrimin   e malli ushqimor. Sipas Tafilit gjatë kontrolleve të ushtruara janë gjetur mangësi që konsistojnë  ne etiketimin e produkteve, në afatet e skadencës, etj. Me këtë kontroll synohet që produkti të ketë në rregull jo vetëm datën e skadencës së mallit, por para së gjithash cilësinë e produktit që i afrohet blerësit. Drejtoria e bujqësisë në Durrës ka ndërmarrë një aksion për kontrollin e ushqimeve kryesisht në pika e shitësve ambulant si Fast Food, dyqane akulloresh etj. Kështu tek të gjitha subjektet private tregtare do të merren kampione të ushqimeve për tu bërë analizën, dhe për të parë nëse këto produkte janë brenda standardeve të kërkuara për tu servirur tek konsumatori.  Kreu i drejtorisë rajonale të bujqësisë në Durrës Jonuz Tafili shprehet se, qëllimi i punës sonë është kontrolli i i produkteve të ndryshme ushqimore që merr konsumatori. Një grup pune i ngritur nga kjo drejtori po kontrollon të gjitha dyqanet dhe Fast Fodet. Tashmë këtyre specialistëve u jepet mundësia që analizat e kampioneve të marra ti bëjnë në Durrës, dhe jo në Tiranë si herët të tjera. Dhe kjo falë ngritjes së një laboratori modern të avancuar dhe me të gjitha pajisjet, i ngritur në rrethin e Durrësit. Sipas drejtorit Tafili në këtë laborator ekzistojnë të gjitha mundësitë për të bërë analiza bashkëkohore. Nëse subjektet që do të kontrollohen nuk plotësojnë kushtet higjeno-sanitare, ndaj tyre, do të merrem masa me gjobë, por që akoma nuk është përcaktuar një vlerë monetare. Përveç gjobës një tjetër masë që do të aplikohet është dhe mbyllja përfundimtare e aktivitetit të tyre. Ky hap është ndërmarrë nga drejtoria e bujqësisë me qëllimin e sigurisë ushqimore për konsumatorin. Pasi temperaturat pritet të jene me  të larta dhe shtimi i popullsisë në Durrës shtohet. Nga kontrollet e nisura deri tani 15 subjekte që tregtojnë produkte moshore dhe shtazore janë penalizuar, ndërsa tre prej tyre janë paralajmëruar për mbyllje të aktivitetit. Mbrojtja e konsumatorit shihet si parësore nga drejtoria e bujqësisë, pasi sipas tyre nuk kanë qenë të pakta rastet kur qytetarët janë ankuar në lidhje me mosstandartizimin si dhe skadimin e ushqimeve. Për pasojë ka pasur raste që janë dërguar në spital nga përdorimi i këtyre i produkteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›