Kinë/ Kryeministri rus Putin mbërrin për një vizitë zyrtare
Kryeministri rus, Vladimir Putin mbërriti sot në Pekin për një vizitë treditore në Kinë, gjatë së cilës do të nënshkruhen marrëveshje ushtarake dhe ekonomike, njoftoi agjencia e lajmeve ''Nouvelles de Chine''.
Putin u prit në aeroport nga ministri i Punëve të Jashtme, Yang Jiechi, theksoi agjencia e lajmeve.
Nesër, në përfundim të një takimi mes kryeministrit rus dhe homologut kinez, Wen Jiabao, do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh, duke përfshirë një marrëveshje ndërqeveritare përsa i përket njoftimit për testimin e raketave balistike dhe një marrëveshje tjetër përsa i përket organizimit dhe zhvillimit të trenit me shpejtësi të madhe në territorin rus, theksoi këtë fundjavë qeveria ruse.
Putin zhvillon vizitën e parë në Kinë si kryeministër, ndërkohë që më parë ai ka qenë katër herë si president.
Gjatë kësaj vizite, dy fqinjët. anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të diskutojnë për dosjet ndërkombëtare, si programet bërthamore koreanoveriore dhe iraniane.