E Diel, 1 Nëntor 2026

Medvedev: Dialogu ruso-shqiptar, faktor stabiliteti në Ballkan

Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, ka deklaruar se dialogu ruso-shqiptar është një nga faktorët e rëndësishëm të stabilitetit në Ballkan. Këto komente presidenti i Rusisë i ka bërë në Kremlin me rastin e dorëzimit të letrave akredituese të ambasadorëve të rinj, në mesin e të cilëve edhe ambasadori i Shqipërisë. "Ne duam të shtojmë bashkëpunimin me Shqipërinë, duke pasur parasysh interesat tona dhe qasjet pragmatiste", ka thënë Medvedev. Medvedev gjithashtu ka theksuar se dialogun ruso-shqiptar e konsideron si një nga faktorët e rëndësishëm të stabilitetit në Ballkan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›