Kosovë, KFOR fillon një stërvitje operative
KFOR-i, me urdhër të Komandës së Forcave të Bashkuara në Napoli, filloi sot një stërvitje ushtarake për testimin e kapaciteteve në dislokimin e trupave.
Manovrat e koduara me emrin "Balkan Hawk", që do të vijojnë deri më 8 nëntor, drejtohen nga Komanda e Bashkuar e NATO-s në Napoli.
Gjatë javëve në vijim, batalioni gjermano-austriak i Forcave Operative Rezervë (ORF) do të kalojë fazën e stërvitjes dhe ushtrimeve.
Batalioni ORF do të stërvitet me helikopterë në Novo Sellë, të mërkurën me 14 tetor, bën të ditur sot KFOR.
Sipas komunikatës së KFOR-it, batalioni FOR/ORF përbëhet nga trupat e Batalionit të Këmbësorisë 292, i përforcuar nga një kompani austriake e Batalionit të Mekanizuar 13 të Këmbësorisë, dhe ka mbi 600 ushtarë (500 nga Gjermania, 150 nga Austria dhe disa ushtarë nga Franca).
"Kjo stërvitje nuk është përgjigje apo përgatitje për çfarëdo situate momentale apo që pritet të ndodhë në Kosovë. Kjo u mundëson forcave të NATO-s të ruajnë një nivel të lartë gadishmërie dhe që të jenë të aftë të dislokohen me shpejtësi duke u përgjigjur ndaj çdo skenari të mundshëm", thuhet në komunikatën për media të zyrës për informim të KFOR-it.
"Njëlloj si edhe stërvitjet e viteve të kaluara, kjo provë përcjell mesazhin e qartë se NATO mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit", thuhet në komunikatë.