E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë/ Paradë e rrallë e 151 avionëve

Kina dhuroi një shfaqje të rrallë të avionëvë modernë luftarakë dhe avionëve gjuajtës që ishin programuar të fluturojnë përmes qëndrës së Pekini, si pjesë e paradës masive ushtrarake të 1 tetorit.
Rreth 151 avionë gjuajtës dhe helikopterë, të përfshirë në avionët e ndryshëm luftarakë, bombardues dhe furnizues të gjuajtësve, u shfaqën në qiellin e Pekinit.
Reparti luftarak dhe aeroplanët bombardues në një formacion zbritën në aksin e qendrës së Pekinit, të shoqëruar nga helikopterë, ndërkohë që tanket rrotulloheshin përgjatë rrugës.
Bombarduesit, të nisur nga shtatë aeroporte të ndryshme, u ndanë në 12 reparte dhe spekulatorët ishin në gjendje të shihnin të gjithë avion-gjuajtësit teksa fluturonin mbi sheshin "Tianmen", ekzaktësisht për 9 minuta e 20 sekonda. Avion-gjuajtësit mund të fluturojnë mbi qëndrën e qytetit në një lartësi nga 150 m deri në 600 m", -deklaroi media qeveritare e Kinës.
Sipas agjencisë kineze të lajmeve "Xinhua", e cila citonte një komandant të lartë të shërbimeve për armët bërthamore, një paradë më e madhe e avionëve reaktivë do të zhvillohet më 1 tetor, në festimet për 60-vjetorin e sundimit të Partisë Komuniste në Kinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›