Kinë, arrestohet një prej disidentëve më në zë
Liu Ksiabao, një prej disidentëve më në zë në Kinë, u arrestua dje nën akuzën e nxitjes së aktiviteteve subversive. Aktivisti qe arrestuar edhe vitin që shkoi për shkak të mbështetjes së një peticioni ku bëhej thirrje për fundin e sistemit njëpartiak. Agjencia shtetërore kineze "Xinhua" njoftoi se prokuroria e kishte miratuar të mërkurën arrestimin e disidentit "për shkak të dyshimeve për aktivitete të agjitacionit që kishin synim minimin e qeverisë dhe rrëzimin e sistemit socialist".