Së shpejti, takim mes Papës dhe Obamës
Presidenti Barak Obama do ta shfrytëzojë udhëtimin në Itali për Samitin e G8-ës edhe për një takim kokë më kokë me Papën Benedikti XVI. Lajmi për takimin që do zhvillohet më 10 korrik, u bë i ditur nga agjencia e peshkopëve amerikanë "Catholic News Service". Selia e Shenjtë, e cila në fillim nuk kishte konfirmuar asgjë lidhur me takimin, pranoi dje se "Benedikti XVI ishte i disponueshëm për të takuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasditen e 10 korrikut".