Kinë, dënime me vdekje për rebelët e dhunshëm
Pekini vepron me dorë të hekurt kundër revoltave në Ksinjang. Lideri i Partisë Komuniste të qytetit Urumki, qendra e protestave, ka bërë me dije se i pret dënimi me vdekje të gjithë ata që kryejnë veprime të rënda dhune. Ndërkaq, mijëra policë e forca parapolicore janë vendosur rrugëve të qytetit. Raportohet se situata është tepër e tendosur. Forcat e sigurisë po përpiqen të ndajnë zonën ku banojnë uigurët nga ajo e populluar prej kinezëve të etnisë han.
E djeshmja qe dita e katërt radhazi e përplasjeve etnike mes mazhorancës së përbërë nga uigurët myslimanë dhe pakicës së kinezëve të etnisë han. Sipas të dhënave zyrtare, përplasjet e së dielës së shkuar u kushtuan jetën 156 njerëzve, ndërsa burime të tjera të pavarura, mes të cilëve edhe disidentja e famshme, Rebija Kadir, thonë se viktimat janë 400. për Këshillin Botëror të Uigurëve numri i vërtetë i të vrarëve është 600 deri 800.