E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Santorum bën fushatë në Teksas

Kandidati presidencial republikan Rik Santorum zhvilloi të mërkurën fushatë në shtetin e Teksasit, një ditë pasi fitoi në tri shtete, Kolorado, Minesota dhe Mizuri. Teksasi është një shtet me shumë rëndësi për kandidatët dhe Santorum ishte atje për të fituar mbështetje dhe për të mbledhur fonde.

Fitorja e Santorun shton presionin ndaj kandidatit Mit Romni dhe tregon se ish guvernatori i shtetit Masaçusets ka përballë një betejë të fortë për të fituar mbështetjen e bazës konservatore republikane. Fitorja e Santorum ngre gjithashtu pyetje për udhëheqjen e garës nga Romni. Rezultatet ishin veçanërisht zhgënjyese për Romnin, i cili përfundoi i treti në Minisota, pas kongresistit Ron Pol të Teksasit.

Rik Santorum, ish senator i Pensilvanisë, i ka përshkruar fitoret e tij si provë se është kandidati më i mirë republikan për të sfiduar Presidentin Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit. Romni u tha përkrahësve të tij të martën në mbrëmje se ai ende ka besim se do ta fitojë emërimin e partisë republikane si kandidat për president.

Fushata e Rick Santorum për kandidaturën presidenciale të partisë republikane mori një hov të madh me fitoret në zgjedhjet paraprake në Minnesota, Missouri dhe Colorado. Ish senatori nga Pennsylvania fitoi zgjedhjet paraprake në Minesota me 45 përqind të votave.

Ligjvënësi Ron Paul zuri vendin e dytë me 27 përqind dhe ish guvernatori i Massachusetts Mitt Romney, që konsiderohet kryesuesi i garës zuri vendin e tretë me 17 përqind. Për t`u zgjedhur dhe përballur me Obamën në zgjedhjet e përgjithshme të nëtorit, kandidati republikan ka nevojë për mbështetjen e 1 mijë e 144 delegatëve në konventën republikane që do të zhvillohet në Florida në gusht.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›