Një reportere veterane për mafien e Napolit
Ndërsa emri i Savianos është kthyer në Itali në një simbol të luftës kundër mafies, sidomos pas nxjerrjes në treg të librit "Gomorra", për shkak të së cilit ka marrë edhe kërcënime me vdekje, që e kanë detyruar të fshihet, të tjerë individë kanë shpenzuar vite të tëra të jetës duke rrëmuar në të njëjtin terren të rrezikshëm.
Një prej emrave më të respektuar mes tyre është ai i Rozaria Kapaçones, një reportere veterane e një gazete të përditshme të Kazertës, një qytet pranë Napolit, e cila që prej gjysmës së viteve tetëdhjetë raporton jetët e shkurtra, vdekjet e dhunshme dhe aktivitetet fitimprurëse të familjeve që kanë në dorë drejtimin e Kamorrës, veçanërisht të Kazalezëve, siç njihet grupi kriminal me qendër në Kastel Del Prinçipe.
Së fundmi, aktiviteti i saj profesional ka shkaktuar një tjetër lloj "efekti Saviano": Në mars Rozarias iu dha një truprojë e armatosur, pasi disa të akuzuar mafiozë me profil të lartë lëshuan një kërcënim me vdekje në drejtim të saj - ashtu si edhe kundër Savianos e kundër gjyqtarit Rafaele Kantone, që të dy nën mbrojtjen konstante të forcave të rendit.
Rozaria Kapaçone e urren faktin që i duhet të ketë gjithë ditën pas vetes një truprojë. "Kam humbur gjithë lirinë që kisha", tha javën e kaluar nga tavolina e punës në redaksinë e gazetës "Il Mattino" në Kazerta. "E bukura është se gjatë gjithë këtyre viteve më janë bërë kërcënime shumë më serioze e të drejtpërdrejta. Por atëherë nuk ishte shfaqur ende ‘fenomeni Saviano‘. Bota as që e dinte se Kamorra apo Kazalezët ekzistonin. E bëj këtë punë që në kohën kur Saviano ende nuk kish lindur".
Gjatë dekadave të fundit, rajoni i Kampanjas, me kryeqytet Napolin, është kthyer në qendrën e një rrjeti ndërkombëtar krimi, i përfshirë në trafikun e drogës, të trajtimit ilegal të mbeturinave, të vjedhjes në veprat publike dhe pastrimit të parave.
Në librin e saj të parë, "Floriri i Kamorrës", i cili u hodh në treg këtë muaj dhe është pozicionuar që tani në kreun e listës së bestsellerëve në Itali, Rozaria ndjek karrierat e katër mendjeve kriminale më brilante të klanit Kazalezi: Françesko Skiavone, Françesko Bidonjeti, Mikele Zagaria dhe Antonio Iovine. Dy të parët po vuajnë burgime të përjetshme; dy të tjerët gjenden në listën e kriminelëve më të kërkuar në Itali.
Duke përdorur në artikujt që shkruan transkriptimet gjyqësore, reporterja tregon se si bosët fitonin nga kontratat për ndërtimin e një treni të shpejtësisë së lartë në Napoli, nga industria e ndërtimit dhe nga kartelet që furnizojnë me sheqer e produkte të tjera ushqimore provincën Kampanja. Falë Kamorrës, numri i rasteve të të sëmurëve me kancer është shumë i lartë, për shkak të mbeturinave toksike që fshihen nga mafiozët në provincë.
"Nuk doja të shkruaja një libër, por më detyroi Ricoli", tregon reporterja, duke iu referuar botuesit të librit. 48-vjeçarja Rozaria Kapaçone ka lindur dhe është rritur në Kazerta, ku jeton edhe sot. Është një grua me sy shpues e me zë paksa të ngjirur. I rrëfen faktet e jetës së saj me një qetësi të skajshme, por kush e dëgjon nuk mund të mos përfshihet emocionalisht në ato rrëfime. Të qenit në vijën e parë të betejës ka rreziqet e veta. Muajin e shkuar, me t‘u kthyer në shtëpi, pa se në apartamentin ku banon e vetme qenë lëvizur sendet, ndërkohë që nuk mungonte asgjë me vlerë. "Kishin marrë një çmim gazetarie që kam fituar, thotë. "Në fakt për mua qe i rëndësishëm". Nuk e ka idenë kush mund ta ketë bërë. Nuk di të thotë nëse truproja që e mbron do arrijë ta ruajë deri në këtë pikë. "Po të donin të më vrisnin, do më kishin vrarë, me ose pa eskortë", thotë ajo.
Kapaçone e konsideron veten gazetare që i përqaset në baza shkencore profesionit - lexon shenjat, zhytet kokë e këmbë në dokumentet gjyqësore. Gjatë një gjyqi vuri re se prokurorët nuk kishin grumbulluar për njërin prej të akuzuarve aq prova sa për të tjerët. "Mora unë përsipër të gjeja copat e munguara të mozaikut". Është një luftë mes autoriteteve e dinakërisë së kriminelëve. "Gjëja që të bën më shumë për të qeshur është kur zyrtarët e zgjuar përballen me kriminelë të zgjuar, thotë ajo. Kështu bëhet si një lloj loje shahu".
Në tokën e Kamorrës, vija që ndan të ligjshmen nga e paligjshmja është shumë e paqartë. Ndodh rëndom të hasësh figura të rëndësishme të krimit më të afër në poste të rëndësishme shtetërore, në radhët e forcave të policisë, të sistemit gjyqësor. Reporterja gjithashtu sqaron se vërtet sot Kamorra ka më pak mbështetje nga politikanët, por politikanët mbështeten ende te Kamorra për të fituar vota. Dhe për qytetarët është shumë e vështirë të bëjnë dallimin mes atyre që janë kriminelë e atyre që nuk janë. "Nuk ke kurrë si ta dish këtë, thotë Rozaria. Ose më keq akoma, e di mirë".
Një studim i kryer vitin e shkuar arriti në përfundimin se krimi i organizuar qe segmenti më i madh në ekonominë italiane, duke zënë 7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit fqinj, ose e thënë ndryshe 127 miliardë dollarë në vit. Por cila është zgjidhja? "Nuk e di", thotë Rozaria Kapaçone. "Është një problem shumë kompleks. Gjatë viteve janë arrestuar qindra e qindra njerëz".
Dhe në të vërtetë, që nga mesi i viteve nëntëdhjetë, më shumë se 500 njerëz janë arrestuar, ndërkohë që ai i të hetuarve është rreth 4 mijë. Që të gjitha këto veprime janë pjesë e operacioneve "Spartacus", që po zhvillohet aktualisht dhe që është një prej më kompleksëve në gjithë historinë e mafies italiane. E megjithatë nuk është shënuar asnjë ndryshim. Pjesëtarët e klaneve "rigjenerojnë veten". Si reportere, "gjendem në brezin e tyre të tretë", vëren Rozaria. "Jetojnë jetë të shkurtra".
Që ekziston një problem për të cilin janë që të gjithë në dijeni dhe që mungon vullneti politik për ta zgjidhur është diçka që mund të jetë edhe më e rëndë se vetë problemi. Zyrtarët e lartë publikë bëhen shpesh pre e guximit që tregojnë në denoncimin e kësaj bote krimi. Kryetari i bashkisë së një qyteti pranë Napolit u zhduk në vitin 1990 dhe eshtrat e tij u gjetën vetëm në vitin 2003. Në shumë vende vrasja e një zyrtari të lartë shtetëror do kishte ngritur në këmbë gjithë opinionin publik. "Ashtu? Interesante, thotë disi e ngrysur. Këtu vrasin kë të duan e nuk ndodh asgjë".