Komandot: Errësirë, të shtëna e trupa pa jetë
Korridoret e dhomat e hotelit "Taxh Mahal" të Indisë qenë mbushur me trupa të përgjakur, në një çast kur terroristët mbanin nën kërcënimin e armëve rreth 200 njerëz, 33 orë pasi sulmi për çlirimin e pengjeve kishte nisur. Pa pasur asnjë ide për pozicionimin e terroristëve dhe pengjeve në hotelin e lënë krejtësisht në errësirë, komandot e ushtrisë indiane u urdhëruan të hidheshin në sulm për t‘u pritur nga një zjarr shumë i ashpër prej terroristëve, të pajisur edhe me granata dore.
Ajo që e përkeqësonte edhe më tej gjendjen ishte oshtima e të shtënave dhe shpërthimeve, të cilat e bënin të pamundur përcaktimin e pozicionit nga qëllohej me armë. Komandove iu desh të lëviznin në gjithë këtë kasaphanë, pa e ditur ç‘fshihej pas çdo korridori e pas çdo dhome.
Këto detaje të luftimeve u bënë të ditura nga një prej komandove, i cili nuk pranoi ta jepte identitetin. Ai tregoi se në orën 06.30 të mëngjesit të së premtes shkëmbimi i zjarrit arriti kulmin në çastin kur komandot hynë në sallën ku mbaheshin 200 pengjet. Me mbarimin e të shtënave, komandot, të njohur si "Macet e Zeza", i liruan që të gjithë pengjet. "Nuk i njohim ambientet e hotelit", tregoi komando. "Dikush nga personeli i hotelit na ndihmoi gjatë lëvizjeve tona". "Me të hyrë dëgjuam të shtëna nga kati i dytë dhe u drejtuam menjëherë andej nga binin krismat", tha. "Teksa pozicionoheshim pamë se përreth gjendeshin rreth 30-50 trupa të vdekur. Në atë pikë edhe ne u gjendëm nën zjarr. Sapo na panë, na mbuluan me granata. Një çast më pas u zhdukën dhe u zhvendosën diku tjetër".
Ushtaraku sqaroi se terroristët qenë në avantazh, pasi e njihnin shumë mirë hotelin, ndërkohë që për shkak të errësirës së plotë ishte e pamundur të përcaktohej numri i tyre. Në një pikë komandot menduan se disa prej terroristëve fshiheshin në katin e tetë. Me t‘iu afruar njërës prej dhomave u pritën nga një zjarr i fortë armësh, ndërkohë që terroristët u thoshin se i kishin vrarë të gjithë pengjet. "Hapëm zjarr mbi ta, ndërkohë që na qëllonin, por errësira na i vështirësonte shumë gjërat", shpjegoi komandoja. Gjatë këtij këmbimi zjarri u goditën dy komando, ndërkohë që terroristët u zhdukën përsëri. Në brendësi të dhomës forcat speciale gjetën sasi të konsiderueshme municionesh, granatash, karta krediti, valutë të huaj e çanta me fruta të thata. Gjatë tri ditëve terroristët shtinin pa bërë asnjë dallim, ndërkohë që forcat speciale duhet të bënin kujdes për të mos qëlluar pengjet. "T‘ju them diçka", vërejti komando, "do t‘i kishim vrarë të tërë terroristët që në këmbimin e parë të zjarrit - por kishte shumë njerëz përreth - kishte gjithandej trupa të shtrirë e gjak kudo ku vije këmbën. Duhej të minimizonim viktimat civile. Na duhej të qëllonim me shumë kujdes".
Gjenerali i ushtrisë indiane, Noble Tamburaj, tregoi pas përfundimit të përplasjeve, se forcave speciale iu desh të bindnin pengjet se ishin aty për t‘u shpëtuar jetën dhe se nuk qenë terroristë që donin t‘i mashtronin. "Një numër dhomash ishin të mbyllura nga brenda", u tha gazetarëve gjenerali. Ishte e mundur që disa prej klientëve të hotelit të qenë kyçur vetë nga brenda për t‘u shpëtuar terroristëve. Edhe pse i siguronim që ishim aty për t‘i shpëtuar, ata nuk na i hapnin dyert".