Piratët bien dakord të lirojnë anijen ukrainase
Piratët somalezë, që mbajnë peng një anije me ngarkesë materialesh ushtarake, janë marrë vesh me pronarët e saj ukrainas për ta lënë mjetin të lirë. Piratët e shtinë në dorë anijen "MV Faina", me flamur Kenian, që transportonte 33 tanke, granatahedhës dhe municione, më 24 shtator të këtij viti. Një prej zëdhënësve të piratëve bëri me dije se lirimi ishte veç çështje kohe, por nuk dha asnjë detaj për ndonjë shumë të paguar parash. Sulmet e piratëve somalezë janë kthyer në shqetësim ndërkombëtar muajt e fundit.