E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kine perleshje mes bandash viktima

Të paktën shtatë persona kanë gjetur vdekjen dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një përleshje me armë zjarri në rajonin Xinjiang në Kinë.

Sipas njoftimeve të autoriteteve lokale bëhet fjalë për një “betejë” mes bandave mafioze që veprojnë kryesisht në qytetin Kashgar në Xinjiang.

Dyshohet se katër prej viktimave janë shkaktuar nga ndërhyrja e agjentëve të policisë që kishin mbërritur në vendngjarje pas marrjes së lajmit.

Vitet e fundit, sipas policisë vendase, aktiviteti kriminal mes dy bandave kryesore mafioze ka rritur edhe rivalitetin mes tyre që ka cuar disa herë edhe në gjakderdhje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›