Kinë, përmbytja në minierë, shpëtohen 32 minatorë
Henan (start)-Rreth 32 nga 34 minatorë që kishin mbetur të bllokuar si pasojë e përmbytjeve në një minierë të Kinës, kanë arritur të shpëtojnë falë punës së skuadrave shpëtuese. Ky duhet të jetë një nga njoftimet e rralla pozitive industrinë më vdekjeprurëse në botë. Një burrë vdiq dhe një tjetër vazhdon të jetë i humbur, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Hsinhua, pasi përmbytjet goditën minierën e qymyrgurit në provincën Henan.
Minatorët e shpëtuar, të cilët janë të gjithë në gjendje të keqe shëndetësore, u dërguan menjëherë në një spital lokal. Miniera ka operuar në mënyrë të paligjshme dhe pronari është arrestuar, njoftoi media.