E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i vjedhjes së pikturave, nis verifikimi për 1 mijë veprat e Xegës

KORCE- Pas skandalit të vjedhjes së 61 veprave të artit në galerinë e Korcës, 27 prej të cilave të piktorit Vangjush Mio, policia nisi kontrollin në banesën e ish-përgjegjësit të arkivave, Sotiraq Xega dhe gjeti atje plot 1 mijë piktura, të cilat u sekuestruan për verifikim.

Sot në mëngjes një komision i përbërë nga specialistë Ka nisur të kontrollojë secilën vepër në prokurori, për të vërejtur nëse janë të Xegës apo të Mios, siç edhe dyshohet.

Pas këtij kontrolli, Xega ka reaguar duke thënë se veprat e gjetura janë të tijat. “Veprat janë të miat e siç thashë, unë jam piktor. Kam lajmëruar një avokat të vijë dhe po e pres. Ata nuk mund të vijnë të më kontrollojnë pa një vendim gjykate, jam një qytetar i lire”, ka deklaruar ai.

Nga verifikimet e deritanishme në në Galerinë e Artit “Guri Madhi” në Korcë mungojnë 61 vepra arti, 27 prej tyre janë të piktorit Vangjush Mio.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vjedhja e pikturave, Ministria e Kulturës: Ngjarja kambanë alarmi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›