Pogradec, i vendosën tritol lokalit të ish-futbollistit, 2 në pranga
POGRADEC- Vendosën eksploziv në lokalin e ish-futbollistit, pranga 2 autorëve. Burime të policisë së qytetit të Pogradecit, bëjnë me dije se kanë vënë në pranga mëngjesin e sotëm Andrea dhe Martin Olldashi përkatësisht 25 e 23 vjeç, të dy banues në lagjen nr . 1 Pogradec.
Sipas policisë dy shtetasit dyshohet se janë autorë të shpërthimit të ndodhur rreth ores 02:30 të mesnates se djeshme në lokalin e ish-futbollistit të ekipit të Pogradecit, Gjergj Leka, banues po ne lagjen 1 Pogradec.
Gjatë shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale dhe kryesisht të xhamave të lokalit. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë materialet hetimore do i referohen Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Pogradec për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv, e kryer ne bashkepunim”.
(e.m/BalkanWeb)