E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ubi Sunt", ekspozita nga Ervin Hatibi

"Promenade Gallery" ekspozon për herë të parë punët e artistit Ervin Hatibi. I njohur prej publikut shqiptar si shkrimtar, Ervin Hatibi i është shfaqur progresivisht publikut gjatë viteve të fundit edhe nëpërmjet artit pamor. Pasi ka ekspozuar në Paris, Ferrara, Shkup, Stamboll dhe së fundmi në Bienalen e Pragës, "Ubi Sunt" shënjon ekspozitën e parë personale të artistit në vendlindjen e tij. "Ubi Sunt" pasqyron një përzgjedhje të punëve të fundit të artistit inspiruar prej arteve funerare të epokës osmane. I tërhequr larg qendrave të qytetit dhe Shqipërisë vetë, poeti, tani edhe artisti pamor, rishfaqet me kujtime të fëmijërisë së hershme.
Ervin Hatibi (1974) është një nga poetët e brezit të ri, ose më mirë i brezit rinor të fundkomunizmit. Ismail Kadare ka thëne se Hatibi është vazhdimësia dhe e ardhmja e poezisë moderne shqiptare, pra një talent që e ka treguar veten që kur ishte veç 15 vjeç. Ervin Hatibi ka shkruar shumë poezi të "modeleve" të ndryshme, pra mund të gjejmë një potpuri stilesh në poezinë e tij. Dallohet për origjinalitet dhe përdorje të mrekullueshme të gjuhës shqipe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›