E Diel, 1 Nëntor 2026

France vritet nje person plagosen kater

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur, gjatë një atentati në periferi të Parisit. Dy persona të cilët udhëtonin me një BMV kanë hapur zjarr ndërsa një nga viktimat ishte jashtë lokalit. Më pas ata agersorët kanë hyrë brenda lokalit në kërkim të viktimave të tjera. Një i plagosur është gjetur nga policia në një ndërtesë pranë vendngjarjes. Zëdhënësi i policisë është shprehur se skena kishte qenë apokaliptike pasi dukej sikur vrasësit dëshironin të bënin sa më shumë pikë në varësi të viktimave që shkaktonin. Policia franceze ka bërë të ditur se shkaku i ngjarjes është lufta mes bandave të vogla kriminale, ndërkohë që janë ngritur postolloqe në përpjekje për të arrestuar autorët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›