E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, shteti gjigant tregon forcën detare

Në Kinë po zhvillohet një paradë ushtarake ku po ekspozohen luftanijet më të reja për nder të përvjetorit të 60-të të marinës ushtarake. Në paradën detare, e cila po mbahet në qytetin port Kingdao, është ekspozuar të paktën një prej nëndetëseve supermoderne me propulsion nuklear. Në paradë morën pjesë 21 mjete të huaja lundruese nga 14 vende, përfshi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francën dhe Rusinë. Analistët thonë se eventi për Kinën shërben si një ekspozitë për të treguar forcën detare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›