Kore e Veriut, vizitë e Lavrov për bisedime
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, arriti dje në Pjong Jang për bisedime zyrtare me zyrtarët e lartë të Koresë së Veriut. Vizita, e cila u njoftua zyrtarisht nga agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, bëhet pak kohë pas testimit të një rakete me rreze të gjatë veprimi nga ana e këtij shteti. Testi u dënua nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara si një dhunim i rezolutave që ndalojnë testimin e raketave balistike.