INSTAT: Karburantet, më të shtrenjta në korrik
11/08/2009 Çmimi i naftës u rrit me 1.4 për qind dhe çmimi i benzinës me 2.1 për qind
Qytetarët kanë blerë karburante me çmime më të larta gjatë muajit korrik. Instituti i Statistikave bëri të ditur dje indeksin e çmimeve të konsumit, i cili rezultoi 0.7 për qind më i ulët se muaji qershor. Në përgjithësi çmimet e mallrave ishin më të ulëta krahasuar me një muaj më parë, përveç çmimit të naftës dhe benzinës si dhe kostos së telefonatave fikse. Burime nga Instituti i Statistikave njoftuan dje se inflacioni, i njohur si “ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit”, në korrik ishte 2.2 për qind, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 3.7 për qind.
Rritja e karburanteve
Edhe pse në tregun ndërkombëtar çmimi i arit të zi nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh, efektet e krizës kanë ndikuar në mbajtjen stabël të këtij çmimi. Gjatë muajit korrik tregtarët në pikat e shitjes me pakicë të karburanteve në Shqipëri kanë ndryshuar me rreth 5-6 lekë çmimet në tabela. Kjo është bërë vetëm me qëllim përfitimi, duke shfrytëzuar ardhjen e emigrantëve dhe sezonin e pushimeve. Sipas INSTAT-it, çmimi i naftës në muajin korrik shënoi një rritje prej 1.4 për qind dhe çmimi i benzinës 2.1 për qind. Studimet e bëra nga grupimi më i madh i industrialistëve në vend, Konfindustria, tregojnë se çmimet e karburanteve në Shqipëri janë 25 për qind më të larta nga sa duhej të ishin në kushtet e funksionimit të një tregu normal. Kjo për shkak edhe të mungesës së një enti rregullator në këtë fushë.
Çmimet e ushqimeve
Sipas INSTAT-it, futja e prodhimit bujqësor vendas në treg dhe ndikimi që kriza ekonomike globale ka në uljen e fuqisë blerëse dhe rrjedhimisht importeve nga shtetet e tjera, ka sjellë edhe një ulje të çmimeve të mallrave të konsumit. Kështu, treguesi i grupit ‘ushqime dhe pije joalkoolike’ shënoi një ulje prej 2.0 për qind. “Brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 11.0 për qind vërehet në nëngrupin ‘zarzavate’, përfshirë patatet, ku mund të veçohen ulja e çmimit të specave me 32.6 për qind, domateve me 30.6 për qind, patëllxhanëve me 23.0 për qind, kastravecave me 13.3 për qind. Ndërsa indeksi në nëngrupin fruta shënoi një ulje prej 6.4 për qind, ku mund të veçohen ulja e çmimit të shalqirit me 44.7 për qind, rrushit me 23.4 për qind, pjeprit me 24.7 për qind, dardhëve me 18.4 për qind, kumbullave me 11.0 për qind”, - theksuan burime të Institutit të Statistikave. Të tjera mallra kanë njohur ulje të çmimeve gjatë muajit korrik, si nëngrupet bukë e drithëra me 0.5 për qind, vajra dhe yndyra me 0.3 për qind ulje, qumësht, djathë e vezë me një ulje prej 0.2 për qind.
Rriten çmimet e medikamenteve
Muaji korrik ka qenë më i shtrenjtë për shqiptarët, të cilët kanë shpenzuar për kujdesin ndaj shëndetit. “Indeksi i grupit ‘shëndeti’ shënoi një rritje prej 1.2 për qind, ku veçohet rritja e çmimeve të medikamenteve dhe produkteve të tjera farmaceutike me 1.3 për qind”, - theksuan burime të Institutit të Statistikave. Në këtë periudhë janë sërish emigrantët që shpenzojnë më shumë para për kujdesin dentar dhe për ndërhyrje, të cilat kanë kosto më të lartë në vendet ku ata jetojnë. Sipas INSTAT-it, në korrik shqiptarët shpenzuan më pak për veshje dhe këpucë, ku çmimi i këpucëve është ulur me 0.3 për qind. Ndërkaq është rritur indeksi i grupit “pije alkoolike dhe duhan” me 0.3 për qind, brenda të cilit çmimi i duhanit shënoi një rritje prej 0.5 për qind. Në grupet e tjera, sipas ekspertëve, ndryshimet mujore variojnë nga -0.2 për qind në + 0.6 për qind.