Legalizimet, 43 mijë parcela me probleme
09/03/2012 KLSH-ja konstaton ndryshimin e pronarëve dhe ndërtime jashtë hartës dixhitale
Më shumë se 43 mijë parcela ndërtimore, me një sipërfaqe 164 milionë metra katrorë, të miratuara për legalizim me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me propozimin e zyrave të Agjencisë së Legalizimeve të qarkut të Tiranës, rezultojnë me mangësi të dukshme në dokumentacion. Referuar raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, relacionet e projektvendimeve që i janë dërguar për miratim ekzekutivit janë përgatitur pa punuar me dosjet përkatëse të ndodhura në arkiv dhe duke mos realizuar azhurnimin në terren. Janë vërejtur shumë raste kur në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave personat vetëdeklarues nuk janë të njëjtë me personat që më pas kanë rezultuar përfitues. Po ashtu një pjesë e mirë e këtyre dosjeve janë miratuar pa përgatitur planimetritë dixhitale, pa dorëzuar faturat financiare si dhe me gabime të theksuara në sipërfaqe dhe dokumentacion. Po ashtu Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur një serë shkeljesh edhe në degën e Agjencisë së Legalizimeve në Durrës, ku për 63 praktika legalizimi është shkaktuar një dëm në vlerë 31.5 milionë lekë në fondin e kompensimit të pronarëve. Ndërsa për sa i përket Fierit Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se procesi i legalizimeve nuk ka nisur ende për faktin se 10 njësi të pushtetit vendor nuk kanë dorëzuar dosjet për legalizim pranë drejtorisë rajonale të ALUIZNI-t. Sipas KLSH-së, në Fier nuk është bërë përditësimi i bazës së të dhënave, nuk është marrë asnjë masë për kryerjen e inventarit për informacionin e administruar për çdo dosje dhe në kontratat e kalimit të pronësisë të parcelës ndërtimore të zënë nuk është pasqyruar çmimi i shitjes. Ky institucion pas kontrollit që ka ushtruar në agjencitë e legalizimit në qarqet Tiranë, Durrës dhe Fier për periudhën nga 1 janari 2009 deri më 30 prill 2011 konstaton se janë më pak se 4 për qind personat që kanë marrë titujt e pronësisë në kuadër të procesit të legalizimeve.
Sanksionet
Nga raporti rezulton se nga 270 mijë aplikime për legalizim, 240 mijë prej tyre kanë paguar tarifën e shërbimit, nga të cilat vetëm 8712 dosje, ose 4 për qind janë dërguar në drejtorinë qendrore të ALUIZNI-t për miratim leje legalizimi dhe për 7039 prej tyre është kryer ky proces. Për rregullimin e pasojave të krijuara nga moszbatimi i ligjit dhe mosfunksionimi i institucionit KLSH-ja ka rekomanduar masën totale për shpërblim, ku dëmi është në vlerën 42 milionë e 757 mijë lekë dhe 364,733 euro, ndërkohë që janë dhënë edhe 40 masa disiplinore.
Shkeljet e ligjit
Gjatë procesit të kalimit të parcelave ndërtimore te pronari i ndërtimit pa leje, në dhënien e lejes së legalizimit KLSH-ja ka konstatuar disa shkelje. Kështu, në disa raste objektet e legalizuara dhe parcelat ndërtimore janë në zonë turistike dhe pranë rrugës kombëtare, si dhe objektet e legalizuara dhe parcelat ndërtimore janë pranë trasesë së trenit. Gjithashtu është miratuar dhe lëshuar leje legalizimi për një objekt që nuk rezulton i ndërtuar në momentin e fotografimit ajror.
Dokumentet me probleme
Gjatë kontrolleve KLSH-ja ka konstatuar se janë kryer procedurat e legalizimit në një kohë që kërkesat dhe vetëdeklarimet nuk janë nënshkruar nga punonjësit e njësisë bashkiake ose punonjësi i njësisë së legalizimit dhe nuk janë shoqëruar me vendimet për sheshet dhe lejet e ndërtimit te KRRT-së dhe planimetritë përkatëse. Gjithashtu janë kryer procedurat e legalizimit, ndërkohë që mungojnë në dosje ose janë në kundërshtim me ligjin një sërë dokumentesh.
Procesi për Tiranën
Agjencia e Legalizimeve të Zonave Informale në Tiranë po vazhdon shpërndarjen e lejeve të legalizimit për objektet e ndërtuara pa leje. Deri ditën e premte priten të ndahen rreth 6 mijë lejet e legalizimit kryesisht për shtesa apartamentesh. Nga të dhënat mësohet se vetëm në qarkun e Tiranës numërohen rreth 36 për qind e vetëdeklarimeve për legalizim. Zonat e tjera më numrin më të madh të ndërtimeve janë Vlora, Kamza, Elbasani dhe Durrësi.
Ndryshimet
Pas përfundimit të këtij kontrolli KLSH-ja ka propozuar përmirësimin e ligjit “Për legalizimin e ndërtimeve pa leje” dhe të vendimin e Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e vlerës së shërbimit për legalizim”. Nga analiza e zbulimeve të këtyre kontrolleve rezulton se përqendrimi i një sërë kompetencash të vendimmarrjes në drejtorinë qendrore ka sjellë jo vetëm mosshfrytëzim efektiv të burimeve, por dhe mjaft shkelje e parregullsi në zbatimin e ligjit.
Kontrollet
KLSH-ja ka planifikuar që pas përfundimit të kontrollit që po ushtrohet në drejtorinë rajonale të ALUIZNI-t në qarkun e Vlorës të ushtrojë një kontroll tjetër në drejtorinë qendrore të ALUIZNI-t, duke u fokusuar në disa fenomene që kanë nevojë për verifikime më të thelluara e më të gjera. Sipas KLSH-së, përqendrimi i kompetencave në Drejtorinë Qendrore ka sjellë problemet më të mëdha në procesin e legalizimeve
Takimi
Leskaj: Ja strategjisë e punës së KLSH-së
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, takoi dje përfaqësuesen e përhershme të Bankës Botërore në Shqipëri, Kseniya Lvovksy, dhe Rajeev K. Swami, specialist i lartë i menaxhimit financiar për rajonin e evropës dhe Azisë Qendrore të BB-së. Leskaj vlerësoi kontributin e Bankës Botërore për rritjen e kapaciteteve të institucioneve të ndryshme qeveritare dhe institucioneve të tjera shtetërore të vendit dhe u shpreh optimist në ndihmën konkrete në nivel të ekspertizës që ky institucion prestigjioz ndërkombëtar mund t’i ofrojë KLSH-së. Ai i prezantoi Lvovksy përparësitë strategjike të KLSH-së, sikurse janë intensifikimi i punës për zbatimin e standardeve të përditësuara të INTOSAI-së dhe rritja e performancës së stafit të institucionit në auditimin e performancës dhe në atë financiar, krahas thellimit të luftës kundër korrupsionit dhe parandalimin e tij. Nga ana e saj Lvovksy e uroi kryetarin Leskaj për detyrën dhe për këndvështrimin e ri strategjik të institucionit, duke theksuar se KLSH-ja ka një pozicion shumë jetik për t’u dhënë jo vetëm donatorëve, por dhe taksapaguesve shqiptarë sigurinë se paratë e tyre shpenzohen si duhet. Ajo premtoi se Banka Botërore do t’i shikonte shumë shpejt mundësitë konkrete të saj për dhënien e asistencës teknike për KLSH-në. Zoti Swami vlerësoi projektidenë e Leskaj për KLSH-në paraqitur në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat në dhjetor 2011 dhe materialin e tanishëm të paraqitur nga KLSH-ja me ide konkrete për bashkëpunim.