E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të ardhurat që kërkohen për bashkimin familjar në Greqi



Ndryshimi i disa neneve për ligjin e emigracionit në Greqi ka bërë që të përcaktohen dhe kriteret e reja për të ardhurat vjetore dhe kushtëzimet financiare për të kryer bashkimin familjar. Në rastin kur shtetasit e vendeve të treta që kërkojnë hyrjen dhe qëndrimin në vendin e pjesëtarëve të familjes së tyre për bashkim familjar, në bazë të nenit 53 të Ligjit 3386/2005, kërkohet të dëshmojnë se disponojnë të ardhura personale vjetore të qëndrueshme dhe të vazhdueshme, të mjaftueshme për nevojat e familjes së tyre, e cila nuk buron nga sistemi i asistencës sociale të vendit. Kjo e ardhur vjetore nuk mund të jetë më e vogël se shuma e tetë mijë e pesëqind (8500) eurove, plus rreth 20% për bashkëshorten dhe rreth 15% për çdo fëmijë. Në rastin kur të dy bashkëshortët qëndrojnë, ligjërisht, në Vend, përderisa bëhet fjalë për bashkimin e fëmijëve të tyre, nuk do të kërkohet shtesa e mësipërme, prej 15%, për çdo fëmijë. Madhësia e të ardhurës së kërkuar dëshmohet nga përgjigja e deklaratës tatimore e zyrës së taks-tatimeve ose deklarata tatimore. Gjatë rinovimit të lejes së qëndrimit, kur mbajtësi nuk ka burime të mjaftueshme që nuk burojnë nga sistemi i asistencës sociale të vendit, sikurse përmendet më sipër, merren parasysh kontributet e pjesëtarëve të familjes në të ardhurën e përgjithshme të saj. Shtetasi i vendit të tretë që banon ligjërisht në Greqi për të paktën dy vjet, ka të drejtë të kërkojë hyrjen dhe qëndrimin në vend të pjesëtarëve të familjes së tij, përderisa përmbushen disa nga kushtet. Më konkretisht, kur dëshmon ekzistencën e marrëdhënies familjare, kur pjesëtarët e familjes së tij bëhet fjalë të banojnë së bashku me të, kur dëshmon se disponon të ardhura vjetore personale të qëndrueshme dhe të vazhdueshme, të mjaftueshme për nevojat e familjes së tij. Gjithashtu ai duhet të disponojë sigurim të plotë shëndetësor për të gjitha rreziqet që mbulohen për vendasit, i cili të mund të mbulojë edhe pjesëtarët e familjes së tij. Për fëmijët kohëzgjatja e lejes vetjake nuk mund të jetë më shumë se një vit dhe mund të rinovohet çdo vit dhe në çdo rast derisa të mbushë vitin 21 të moshës së tij. Në qoftë se rinovimi i saj nuk bëhet brenda afatit të një viti, nënshtetasi i vendit të tretë detyrohet të braktisi territorin grek. Në rastin kur leja e mësipërme individuale e qëndrimit rinovohet për studime, nënshtetasi i vendit të tretë mundet, mbas mbarimit të studimeve, ta rinovojë në përputhje me parashikimet dhe kushtet e këtij ligji. Në bashkëshortët e riatdhesuar politikë ose riatdhesuar ose homogjenë, që janë nënshtetas të vendit të tretë, jepet leje qëndrimi, që është në fuqi aq kohë sa është ligjëruar qëndrimi i bashkëshortit tjetër. Të vejat dhe fëmijët e mitur marrin leje qëndrimi individuale pesëvjeçare. Këto leje qëndrimi jepen me vendim të sekretarit të Përgjithshëm të Periferisë, është e mundur të rinovohen çdo herë, për kohë të barabartë dhe nuk i nënshtrohen derdhjes së paravolave.

Kriteret që duhet të përmbushin të afërmit

a) Bashkëshortët, kur kanë mbushur moshën 18 vjeç si dhe nën 18 vjeç të pamartuar, fëmijë të përbashkët, përfshirë dhe ata që janë adaptuar.
b) Të tjerët nën 18 vjeç beqarë, të mbajtësit ose të njërit prej bashkëshortëve, përfshirë edhe fëmijët e adaptuar, kur u është dhënë e drejta e ushtrimit të kujdesit prindëror.
c) Në rast poligamie, nëse mbajtësi ka bashkëshorte që bashkëjeton me të në Greqi, nuk lejohet ribashkimi me bashkëshorte tjetër.

17 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›