Ngrohej në mangall asfiksohet naftëtari
07/02/2005 Vdes babi i tre fëmijëve,në turnin e tretë të punës
FIER - Një 43-vjeçar ka gjetur vdekjen, natën midis të shtunës e të dielës në vendin e punës, ndërsa ishte në turnin e tretë në
ndërmarrjen e naftës Marinëz, sektori 4 në Belinë, ku viktima punonte prej 12 vjetësh.
Bujar Kadiu, baba i 3 fëmijëve, ka gjetur vdekjen, në dhomën e cila shërbente për shlodhje të punonjësve të turnit të tretë të naftës, në këtë sektor.
Ngjarja
Naftëtari Bujar Kadiu ka qënë punëtor i qendrës së prodhimit të naftës në Sheqishtë, dhe mbrëmjen midi të shtunës e të dielës, ka qenë në punë, turni i tretë. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes tregojnë, se rreth orës 01.00, ai kishte komunikuar me përgjegjësin e turnit Nikollaq Nita, gjatë një kontrolli të punës nga ana e këtij. Më pas, viktima Bujar Kadiu, nuk ka pasur asnjë lloj komunikimi me kolegët e punës.
Vdekja e tij është konstatuar dje në mengjes rreth orës 08.00, kur duhej të linte punën dhe të ndërrohej nga shoku i tij, Xhemal
Grëmi. Ka qenë pikërisht Grëmi, që e ka gjetur Kadiun pa jetë në shtratin prej dërrase të dhomës.
Sipas shokut të tij Xhemal Grëmi, mësohet se Bujari kishte konsumuar një sasi pije alkoolike, të cilën e pinte shpesh për t’u ngrohur në orët e ftohta të natës, ndërsa në dhomë u gjetën grumbuj të mëdhenj me letra të djegura, kartona dhe një lloj mangalli me prush.
Policia
Xhemali pohon se, menjëherë pas konstatimit të vdekjes së shokut, ka lajmëruar eprorët e vet dhe këta të fundit policinë dhe familjen e të ndejrit, në një lagje periferike të qytetit të Fierit.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të komisariatit të policisë Fier dhe ekspertë kriminalë, të cilët pas veprimeve të para proceduriale, kanë konstatuar se, vdekja kishte ndodhur si pasojë e asfiksisë nga karboni i lëshuar nga djegia e kartonave dhe prushit me dru zjarri. Dhoma ka qenë hermetike dhe e paajrosur. Vdekja është përshpejtuar, sipas mjekut ligjor, dhe nga sasia e alkoolit, e cila iu gjet në trup pas ekspertizës në morgun e qytetit, ku u shoqërua viktima.
Të pranishëm kanë qënë në vendngjarje dhe 4 drejtues më të lartë të kompanisë Albpetrol.