KOP, në gabimet e para

07/02/2005 Eshte mbushur gati një muaj, që kur lideri i opozitës, Sali Berisha, shpalli lëvizjen e tij të fundit politike, krijimin e Komitetit të Orientimit të Politikave. Dhe është e qartë, një muaj, është mjaft për të gjykuar diçka në prezantimin publik të këtij komiteti dhe punës së tij. Një muaj është shumë, sidomos kur jemi jo më larg se 5 muaj nga data e zgjedhjeve.
Ajo që mund të thuhet më të parë rreth KOP, është fakti që, ai arriti që me përbërjen dhe figurat e tij, me artikulimin publik etj., ai të shndërrohej në “lajm të parë”, gjatë gjithë muajit të parë të jetës së tij. Po ashtu, shpejt e shpejt arritëm të kuptonim që, në të vërtetë, shoqëria shqiptare paska shumë e shumë potenciale, figura, individualitete dhe forcë intelektive në vite, me sakrificën e një kohe të vështirë. Paska shumë e shumë, në krahasim me atë “varfëri” që na paraqet media shqiptare dhe në përgjithësi ligjërimi “zyrtar” publik.
Por gjatë këtij muaji që KOP është bërë publik, ka shpalosur në publik veten, idetë dhe projektet e para politike apo ekspertizat e para që mund të shihen fare lehtë, disa kundërthënie mes vetë qëllimit dhe misionit politik të këtij grupi si dhe çfarë ato kanë paraqitur publikisht, qoftë si profil personal e qoftë si produkt konkret.
Së pari, gjatë intervistave, debateve publike, gjatë profileve mediatike etj., vihet re qartë, një difekt mjaft i madh: ligjërimi i tyre publik përsërit një fenomen të padëshirueshëm për pjesën themelore të debatit publik në Shqipëri: shumë nga anëtarët e KOP po flasin si teknikë, si specialistë neutralë, pa një mbështetje apo mbështjellje ideologjike të fjalorit të tyre. Kështu, shumë nga anëtarët, kanë thënë se do të shkonin “tek cilado parti që do t’i ftonte”. Thonë që “PD duhet të marrë idetë progresive të shoqërisë” apo se “cilado parti që do ta kishte marrë projektin e tij, ai do të shkonte”. Ky është një konfuzion i përgjithshëm politik, tipik, nga ia për të cilin në vuajmë sot e kësaj dite në debatin publik. Së pari, nuk ka ide neutrale, nuk ka zgjidhje teknike në politikë. Vetëm kompjuteri eshtë neutral. Secila zgjidhje teknike në politikë, në administrimin publik, në fakt, nuk bën gjë tjetër, veçse zbërthem një ide, apo më saktë, materializon një koncept politik dhe ideologjik. Nuk ka aksione politike neutrale. Ato janë ose afër njërës zgjidhje ose afër tjetrës.
Nga ana tjetër, të thuash “se, po ta kishte marrë partia tjetër këtë ide OK”, do të thotë të kontribuosh edhe më tej pështjellimin e identitetit politik në vend. Ekzistenca e një partie politike sipas të gjitha teorive për “partinë” si organizatë specifike, ekzistenca e “X” parti përligjet me faktin që, “asnjë parti tjetër nuk e aplikon dot këtë ide që ka partia ime dhe se partia ime, ka njerëzit më të mirë për ta bërë këtë”. Ndryshe, nëse secila parti do të zbatonte secilën ide, atëherë nuk ka nevojë për shumë-shumë parti, bëjmë një të madhe dhe i rrasim të gjitha idetë aty brenda?!
Po ashtu, terminologjia e shumë prej pjesëtarëve të KOP, është akoma larg niveleve që do të duhej të kishte një aktor public i pozicionuar një një pikë të caktuar të boshtit ideologjik. Kështu, të thuash se “partitë duhet të marrin idetë progresive të shoqërisë”, do të thotë të biesh në një prej stilemave tipike të së majtës. Cili është progresi, një ide apo një ndryshim, bën që shoqëria të ecë përpara apo mbrapa.
Në përgjithësi, anëtarët e KOP, kanë nevojë për të qenë mjaft më të qartë ideologjikisht, kanë nevojë për të inkuadruar ekspertizën e tyre, në një shtrat më të mbështetur ideologjik. Në këtë mënyrë, do të përligjej fakti që ata janë anëtarë të KOP –it të PD dhe të “KOP –it” të cilësdo partie tjetër.
Një problem tjetër, mbetet tek projektet e para që kanë prezantuar seksione të ndryshëm të KOP, për probleme të caktuara. Kështu, projekti për antikorrupsionin, edhe pse një punim mjaft i sistemuar teknikisht, dukej se nuk ofronte zgjidhje doktrinare për të luftuar korrupsionin. Korrupsioni i disa strukturave shtetërore, nuk eleminohet duke krijuar disa të tjera për të kontrolluar të parat, dhe pastaj, disa tjera për të kontrolluar dy të parat e kështu pa mbarim. Qasja liberale ndaj antikorrupsionit është e qartë: “Aty ku ka një kompetencë, ka një shans për korrupsion”, për pasojë, lehtëso aparatin shtetëror, hiq kompetencat dhe aspektin rregullator të institucioneve dhe forco aspektin garantues të tyre, kundrejt lojës së tregut në të gjitha sektorët e tij.
E njejta gjë mund të thuhet për projektin e banesave apo të strehimit. Banesat sociale nuk kanë qenë kurrë, zgjidhja e problemit të strehimit, as atje ku janë shpenzuar miliarda dollarë, e jo më në Shqipëri. Problemi i strehimit në Shqipëri, zgidhet duke liberalizuar në maksimun tregun e ndërtimit të banesave dhe duke shpërndarë qytetin drejt periferive të tij, ku kostoja e tokës dhe ndërtimit, është shumë herë më e ulët. Prandaj, në vend të ndërtesave sociale, le të bëjmë rrugë dhe infrastrukturë për qytetin politentik dhe për pasojë, kostoja e madhe e ndërtimit që është sot në mënyrë fiktive e mbajtur e lartë nga monopolet e Tiranës, do të mund të ulej ndjeshëm. Po ashtu, qytetarët shtrohen jo duke marrë një banëse sociale, por duke patur punë, për të blerë me kredi apo jo, një banesë në përputhje me nevojat e tyre.
Eshtë e qartë, këto ende nuk janë platfroma të partisë demokratike. Për t’u bërë të tilla, ato do të duhej të shndërroheshin në programe politike të opozitës. Por, ka mundësi që të harxhohen shumë energji të kota nga ekipet e reja të PD, dhe produkti i tyre politik të jetë zero ose minimal.
Partia Demokratike dhe zoti Berisha, nuk duhet të përsëritin me KOP, atë që kanë bërë disa herë të tjera me ekipet mjaft të mira të ofruara pranë opozitës, të cilët kanë qenë ekipe të mira teknike, por asgjë politike, nuk ka mbetur në trashëgiminë e PD. Rasti më flagrant është ekipi i teknicienëve të vitit 1996, ofruar në listën për deputetin dhe kabinetin e pas 26 majit, ku vërtet kishim të bënim me specialistët më të mirë të vendit, por kishim të bënim njëkohësisht më njerëzit më apolitikë që janë ngjitur ndonjëherë në nivele aq të larta politike. Dhe rezultatin e matim tani, pas shumë vitesh. Përjashto zotin Ridvan Bode, aktualisht Sekretar i Përgjitshëm i PD, i cili me kalimin e viteve e rriti profilin e tij politik. Ai investim i madh që Berisha bëri tek nëpunësit më ekselentë të administratës së tij, shkoi politikisht pothuaj 99 përqind dëm.