Ndërmarja merr përsipër shpenzimet e varrimit
07/02/2005 Kushtet e punës në naftë lënë për të dëshiruar
Kushtet e punës së punonjësve të naftës, janë në çdo sektor tejet të këqija dhe favorizuese për sëmundjet apo edhe vdekjen e punëtorëve.
Drejtori i ndërmarrjes së xjerrjes së naftës në Sheqishtë, Kristaq Marku, pohon një fakt të tillë, por thotë ai, në këtë rast nuk janë kushtet e këqija, ato që sollën vdekjen e punëtorit.
”Nuk kundërshtoj faktin që në sektorin e naftës duhet përmirësimi i kushteve të punës në parametra ndërkombëtarë, por në këtë rast nuk është kjo shkaku i vdekjes së punëtorit tonë. Bujari kishte probleme shëndetësore dhe probleme të tjera. Ne si ndërmarrje kemi marrë përsipër që, gjithë shpenzimet e varrimit dhe një ndihmë modeste, t’ia japim familjes së të ndjerit”.
Të shokuar në këtë ngjarje të hidhur, kanë mbetur jo vetëm punonjësit e naftës, por edhe banorët e fshatit Belinë, ku ka ndodhur ngjarja.