E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Friends” bëjnë puthjen më të mirë

07/02/2005  Puthja e parë e Rejçellit dhe Rosit në serialin “Friends” është votuar si skena e puthjes më e mirë e shfaqur ndonjëherë në televizion. Çifti më i këndshëm, i interpretuar nga David Shvimer dhe Xhenifer Aniston ka dalë në krye të Revistës Amerikane për Televizionin. Çifti mallëngjeu miliona teleshikues kur u puth në kafenenë Sentral Perk në vitin 1995. Skena e puthjes së tyre ka mposhtur atë të Dajanës (Shelli Long) dhe Semit (Ted Danson) në finalen e romancës Cheers, si dhe atë të Kerrit (Sara Xhesika Parker) dhe Mr. Big-ut në serialin e famshëm televiziv amerikan “Seksi dhe qyteti”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›