Kinemaja kosovare, në festivalin e filmit rom
Festival i filmit rom është hapur dje në Salzburg të Austrisë, si pjesë e një projekti evropian për ngritjen e vetëdijes në lidhje me popullatën e madhe rome që jeton në Evropë.
Jane 14 filma pjesëmarrës në këtë eveniment kinematografik nga Rumania, Kosova, Serbia, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara që do të prezantohen, për të treguar kulturën e romëve, si minoritet më i gjerë në Evropë, që, sipas vlerësimeve, përbëhet nga 10 deri në 12 milionë. Festivali, i financuar nga qyteti dhe krahina e Salzburgut, si dhe nga Bashkimit Evropian dhe Banka Botërore, është pjesë e së ashtuquajturës Dekada e Përfshirjes Rome, një projekt i BE-së, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së romëve. Gjatë festivalit është planifikuar të mbahen një varg koncertesh si dhe një përkujtim për 300 romët e Salzburgut, të internuar dhe vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.