PD pretendon se PS do marrë 80 mijë vota më pak se zgjedhjet e kaluara në Tiranë

Demokratët identifikojnë listat e votuesve që kanë votuar disa herë në zgjedhjet e kaluara
Partia Demokratike pretendon se në zgjedhjet e zhvilluara në korrik të vitit 2005, Partia Socialiste ka marrë 80 mijë vota më shumë nga sa duhej të kishte realisht, dhe kjo për faktin se në vitin 2005 disa votues të PS kanë votuar më shumë se një herë. Sipas drejtuesve të shtabeve elektorale të PD në Tiranë, listat e reja që kanë ardhur i kanë evidentuar këta persona, të cilët në zgjedhjet e kaluara kanë votuar në zona të ndryshme të Tiranës. Ky pretendim vjen pas ribërjes së listave të votuesve, dhe kanë arritur në përfundimin se disa prej votuesve kanë votuar më shumë se një herë pasi emri i tyre figuronte në tre-katër zona, dhe për këtë janë bazuar tek listat e vjetra, ndër të tjera këta votues njihen dhe si militantë të PS. Në listat e reja emrat e këtyre personave janë futur në shirit të zi, ku shumë prej këtyre zgjedhësve nuk janë banorë të zonës ku do të votojnë, por kanë ngelur që nga zgjedhjet e kaluara dhe emri i tyre është lënë në këtë qendër dhe nuk është transferuar më në qendrën ku votuesi banon. Ndër të tjera ata deklarojnë se me futjen e kartave të identitetit është e pamundur që të ketë manipulime në këto zgjedhje, sepse falsifikimi i kartave të identitetit sipas tyre është i pamundur që të bëhet. Ata thonë se zhvillimi i këtyre zgjedhjeve do të jetë shumë më ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, kur militantë të PS në bashkëpunim me anëtarë të bashkisë së Tiranës dhe me ata të minibashkive, ku pjesën më të madhe të administratës e kishin socialistët bënin të mundur nxjerrjen e më shumë se një certifikate ditën e zgjedhjeve, gjë kjo që ju jepte mundësi këtyre personave të votonin më shumë se një herë. Sipas pretendimeve të tyre votat e vjedhura nga socialistët variojnë nga 4000 mijë deri në 9000 mijë në qendra të ndryshme votimesh në Tiranë. Por e vetmja zonë ku nuk ka patur probleme të këtij modeli është ajo e Kamzës, sepse sipas tyre ata kanë qenë shumë të organizuar dhe e kanë patur vetë në dorë administratën lokale dhe nuk janë bërë manipulime as nga PS por as nga PD. Zgjedhjet e kaluara Partia Demokratike ka fituar 14 vende në parlament nga 19 të mundshëm ndërsa Partia Socialiste ka fituar 5 vende, për Tiranën, dhe sipas një përllogaritjeje të bërë në qoftë se PS nuk do ti kishte këto 80 mijë vota, që pretendohet nga PD se janë vota manipuluese, atëherë PD do ti kishte fituar të gjitha vendet në parlament për këtë qark. Gjithashtu duhet përmendur fakti se Partia Socialiste në vitin 2005 ka fituar vetëm dy deputetë që janë zgjedhur nga populli dhe tre të tjerët sipas sistemit proporcional, në bazë të listës emërore. Me sistemin e ri elektronik i cili do të vihet në funksion gjatë këtyre zgjedhjeve, ku votuesi do të ketë mundësi që të votojë me letërnjoftimin elektronik ose me pasaportë, deklarohet, se kjo do ti japë një zgjidhje dhe problemit të manipulimit të zgjedhjeve. Sipas drejtuesve të shtabeve elektorale të PD këtë herë do të mund të bëhet e mundur arritja e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe sipas tyre ky është një tjetër premtim që po realizon Partia Demokratike dhe lideri i saj Berisha. Sipas tyre ky proces i manipulimit të votave nga Partia Socialiste është bërë edhe në zona të tjera të Shqipërisë por nuk kanë mundur që ti fitojnë zgjedhjet pasi atje ka qenë i njëjtë numri i anëtarëve në administratën vendore. Drejtuesit e shtabeve të PD në Tiranë ishin të bindur dhe të sigurt se këtë herë ka marrë fund procesi i manipulimit të votave dhe se kjo ka qenë një ëndërr e keqe të cilës i erdhi fundi. Të gjithë këta drejtues shtabesh elektorale të PD në Tiranë u shprehen mjaft të sigurt në fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit, dhe disa prej tyre shprehen mjaftë entuziastë se kjo fitore do të jetë edhe më e madhe se fitorja historike e vitit 92.
Berisha në Dow Jones premton vazhdimësinë e reformave
Kryeministri Berisha gjatë një interviste telefonike për amerikanët e Dow Jones Newswires ka deklaruar se reformat dhe vetëm reformat do të jenë prioriteti i tij. Duke premtuar dhe përmirësimin e infrastrukturës së rrënuar të vendit, nëse zgjidhet për një mandat tjetër katërvjeçar në zgjedhjet kombëtare që do të mbahen në fund të muajit qershor. Kreu i qeverisë shqiptare është shprehur ndër të tjera se ka ende shumë punë për tu kryer derisa të përmbushen standardet dhe kriteret e Bashkimit Evropian. Reformat ekonomike do të vazhdojnë. Dhe unë do të rris sa më shumë që të jetë e mundur, rolin e partneritetit privat dhe publik. Një gjë e tillë, po funksionon shkëlqyeshëm në fushën e energjisë. Por, nuk ka asnjë arsye pse të mos funksionojë edhe në fusha të tjera, si p.sh. në infrastrukturë. Në katër vitet e fundit, ne kemi asfaltuar 5,900 km rrugë. Në katër vitet e ardhshme, Shqipëria do të ketë rrjetin më të ri rrugor të rajonit, vijoi Berisha. Megjithatë, Dow Jones, vlerëson futjen e Shqipërisë me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut, prillin e këtij viti, si hapin më të madh që vendi ynë ka bërë nga një vend ish-komunist e izoluar tashmë pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. Krahas kësaj Shqipëria merr nota pozitive edhe për faktin se menjëherë pas NATO-s më në fund aplikoi për tu bërë pjesë edhe e Familjes Evropiane. Duke u ndalur në fushatën elektorale në Shqipëri, Dow Jones përmend faktin se sondazhet e organizuara për zgjedhjet e 28 qershorit, rendisnin Partinë Demokratike para Partisë Socialiste. Kjo i atribuohet arritjeve të kësaj qeverisjeve gjatë këtij mandati 4-vjeçar; rritje rrogash ndërtime rrugësh dhe thithje të miliarda eurove investime. Qeveria, thuhet në artikull, ka firmosur mëse 100 kontrata investimesh prej afro 4,6 miliardë eurosh me kompani private. Ndërkaq shitja e 76 për qind të aksioneve të OSSH çekëve të CEZ për 102 milionë euro, konsiderohet si një arritje, e cila do të përmirësojë cilësinë e furnizimit të shqiptarëve me energji, thotë artikulli. Së bashku me projekte të tjera që priten të firmosen brenda pak muajsh do të dyfishojmë kapacitetin aktual prej 5,2 gigavatësh, duke e pozicionuar Shqipërinë në një eksportuese neto të energjisë. Ndërkohë që kreu i qeverisë është shprehur se brenda pak vitesh Shqipëria po shndërrohet në një superfuqi të vogël energjike në rajon. Në katër vitet e fundit ne kemi asfaltuar 5900 kilometra rrugë dhe brenda katër viteve të ardhshme Shqipëria do të ketë rrjetin më të ri rrugor në rajon, nënvizoi Berisha. Dow Jones, një prej agjencive ekonomike më të rëndësishme në botë, ka theksuar në artikullin e saj se Shqipëria një nga vendet më të varfra në Evropë ka bërë përpjekje të mëdha për të ngritur ekonominë dhe përmirësuar infrastrukturën.