E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë,përkujtohen viktimat e tërmetit

Kina ka përkujtuar të mërkurën 6 vjetorin e tërmetit që shkaktoi vdekjen e rreth 80 000 personave dhe mijëra të tjerë të pastrehë. Mësues, e nxënës të një shkollë në juglindje të provincës së Sichuanit, u mblodhën së bashku në vendin ku 6 vjet më parë shkolla e tyre u rrënua plotësisht, ndërsa vajtuan e risollën në kujtesë miqte e tyre të vegjël që mbetën të vrarë nga tërmeti 7.9 ballë i shkallës rihter. Ata kanë mbajtur një minutë heshtje për viktimat ndërsa mbollën dhe një peme simbolike në vendin e ngjarjes.shumica e atyre që vdiqën nga tërmeti i fuqishëm ishin fëmijë dhe gjendehsin në ambjentet e shkollës kur ndodhi tragjedia. Qeveria kineze deklaroi në fillim të javës se do të shpenzojë rreth 146.5 miliard dollarë gjatë tre viteve të ardhshme, për të rindërtuar zonat e dëmtuara nga tërmeti, në Sichuan. Tërmeti la të pastrehë rreth 10 milion njerez ndërsa fshatra të tërë u zhdukën nga hartat në juglindje të kinës. Ceremoni përkujtimore janë zhvilluar edhe ne rajone të tjera, në nderim të viktimave që u ndanë nga jeta si pasojë e tërmetit më të fortë prej dekadash në Kinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›