McCain: Obama,i duhuri për postin

Nuk e ka shqetësuar aspak disfata në zgjedhjet presidenciale kandidatin John McCain. Në intervisten e tij të pare televizive pas zgjedhjeve, senatori i Arizonës nuk e kishte humbur sensin e humorit kur tha se qe kur ishte mundur nga Obama, ai kishte fjetur si një foshnjë. "Fle për dy orë, zgjohem dhe qaj, pastaj përsëris të njëjtën gjë," tha ai me shaka. I pyetur në emisionin "The Tonight Shoë" të Jay Leno, se përse i kishte humbur zgjedhjet, senatori u përgjigj: Mendoj se për shkak të personalitetit tim. Ose ndoshta se shumë njerëz më kanë parë në studion tënde. Përsa i përket presidentit Obama, McCain tha se e vlerësonte, se ai është njeri i mire dhe ai i duhuri për postin që fitoi.