Adebayor iu kthye Togos

Emmanuel Adebayor është kthyer edhe zyrtarisht në përfaqësuesen e Togos.
Sulmuesi i Tottenhamit kishte vendosur t’i kthehej ekipit afrikan, pas disa muajsh bisedimesh me Federatën e Futbollit të Togos.
27 vjeçari luajti të martën mbrëma në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2014 ndaj Guineas. Ish futbollisti i Arsenalit, Manchester Cityt dhe Real Madridit, ishte tërhequr nga Kombëtarja para Kupës së Afrikës 2010, pas sulmit vdekjeprurës në Angola, që e kishte pësuar përfaqësuesja e Togos, që po udhëtonte me autobus.
Tifozët e Togos, të martën e kanë festuar rikthimin e yllit të tyre në Kombëtare.