E Diel, 1 Nëntor 2026

"Taulanti tha se vazhdonte lidhjen"

Korce- Megjithese ndodheshin perballe nje te dyshuari per vrasje te trefishte qe e ka pranuar krimin menjehere pas vetedorezimit, askush prej hetuesve dhe oficereve qe degjuan deshmine e Besim Karait, nuk i ka shpetuar tronditjes per shkak te historise. Nje deshmi e dhene mes loteve dhe pendeses, por qe sipas 40-vjecarit masakra erdhi per shkak te ngacmimeve qe i benin dy vellezerit me te medhenj e familjes Mulliri, edhe pse ia kishte falur tradhtine bashkeshortes, Gentianes dhe Taulantit. Nese nuk do te ishte ngacmimi ne fjale i Taulantit dhe Xhilianit ne lokalin e fshatit, se do te vazhdonte lidhjen intime jashtemartesore, mbase tragjedia nuk do te kishte ndodhur kurre. Dhe kjo sipas rrefimit te plote te Besim Karait, qe gazeta "Koha Jone" po e boton te plote ,pas mases se marre ne mesnate "arrest me burg" nga gjykata.
Rrefimi i Besimit
Autori i masakres se Vidohoves, Besim Karai, ka mberritur nga Komisariati i Fushe-Krujes rreth ores 23:00 te se henes, ne ambientet e Drejtorise se Policise se Korces, i shoqeruar nga forcat RENEA, nen masa te rrepta sigurie. Ai eshte marre ne pyetje per me teper se tre ore nga oficeret e policise, para te cileve, Karai ka treguar detajet e krimit dhe motivet qe e shtyne te ndermarre kasaphanen ne mes te fshatit dhe ne mes te dites se 29 janarit. Oficeret e policise gjyqesore, si dhe reporteret qe prisnin per te siguruar pamje, kane mbetur te befasuar kur jane perballur me pamjen e nje burri te perlotur. Por natyrisht me te befasuar kane mbetur hetuesit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Korces, bejne te ditur se i penduar per krimin qe kishte bere dhe me lot ne sy, 40-vjecari ka rrefyer gjithcka ndodhi te premten e javes se kaluar. "Me vjen keq per ate qe bera, ishin fjalet e para te tij. Me mire te kisha vrare time shoqe, se ajo e kishte fajin". Me tej edhe rrefimi per diten e krimit. "Isha tek lokali ne qender te fshatit me disa shoke dhe po piqja peshq ne zgare. Rreth mesdites, kalojne prane nesh dy vellezerit e medhenj te familjes Mulliri dhe Taulanti me ngacmon duke me thene, se do te vazhdonte te shkonte me gruan time. Ne fillim nuk reagova dhe i thashe te largohej, por dy vellezerit vazhdonin te me tallnin dhe te me fyenin nderin e familjes. Dhe nuk ishte hera e pare qe ndodhte keshtu", ka nisur deshmine 40-vjecari nga Thumana. Prej vitesh jetonte ne Vidohove, te familja e vjehrrit, pasi kishte me prane edhe Greqine. "Pas kesaj shkova ne shtepi, rrembeva automatikun dhe u ktheva ne lokalin ku ndodheshin dy vellezerit. Te parin qellova Taulant Mullirin dhe me pas, kur vellai tjeter Xhiljani, me kapi automatikun, qellova edhe mbi te. Nuk e mbaj mend se si qellova edhe mbi vellane e vogel 17-vjecar, i cili ndodhej disa metra me larg. Pas krimit mora rrugen me kembe duke ndjekur linjen e hekurudhes, derisa mberrita ne shtepine e vellait tim ne Thumane, mengjesin e se henes", ka thene Besimi para hetuesve dhe gjyqtarit te gatshem.
Historia e tradhtise
Besim Karai ka treguar se gjithcka nisi disa muaj me pare, kur ai kishte kapur ne flagrance gruan e tij, Gentianen me Taulant Mullirin. "Ne fillim doja ta divorcoja, por per hater te tre femijeve, vendosa ta falja, pasi ajo me premtoi se nuk do te shoqerohej me me 23-vjecarin. U takova edhe me babane e djalit, Xhevahir Mulliri dhe i thashe qe ta mbante larg te birin nga familja ime. Por Taulanti jo vetem qe nuk e shkeputi lidhjen e tij me bashkeshorten time, por me bene edhe qesharak ne sy te fshatit", ka thene i dyshuari. Por edhe fjalet e bashkefshatareve dhe historite qe ata i tregonin, e kane mbushur kupen e hidherimit dhe xhelozise. "Une jam analfabet dhe nuk di te lexoj, por bashkefshataret me thoshin se ata i dergonin mesazhe pershendetese njeri-tjetrit ne nje televizion qe transmeton muzike. Marredheniet me bashkeshorten u acaruan me teper, kur mora vesh se ajo kishte mbetur shtatzene dhe isha i sigurt qe nuk isha une babai i femijes", ka shpjeguar ai me tej. Besim Karai, ka mohuar akuzat e bera nga babai i viktimave Xhevahir Mulliri, se ai i kishte kerkuar ketij te fundit 8 milione leke, pas kapjes ne flagrance te ciftit. "Une kam biseduar me babane e djalit, duke i bere te ditur se gruaja ime e mbante me para djalin e tij dhe i kishte dhene rreth 7 mije euro. I ati me premtoi se do te m'i kthente ai keto para. U mundova qe te vazhdoj jeten time normalisht, por ishte e pamundur, pasi sa here kthehesha nga Greqia, i gjithe fshati peshperiste nen ze per mua. Ndersa Taulant Mulliri, me provokonte here pas here ne sy te fshatit", vijon rrefimin i dyshuari.
Pergatitja e divorcit
"Po merresha me dokumentet e 3 femijeve qe doja t'i terhiqja ne Greqi. Kur e pashe qe nuk kisha cfare te beja me teper, vendosa te ndahesha nga gruaja", ka shpjeguar Besim Karai marredheniet e tij me bashkeshorten, Gentianen pas zbulimit te tradhtise bashkeshortore. Lajmi per shtatzenine e ka zemeruar me keq. Pervec keqardhjes per femijet e tij, per te cilet thote se i ka lene te turperuar per gjithe jeten, Karai ka pasur edhe nje merak tjeter. Ai ka kerkuar nga hetuesit qe t'i thone te shoqes te shese televizorin dhe te shlyeje borxhet qe u ka disa bashkefshatareve te tij, pasi e di qe do te denohet me burgim te perjetshem dhe nuk do te kete mundesi te kthehet me kurre ne Vidohove.
Daniela Zisi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›