E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linda Halimi pyet fansat per kengen e radhes

Kengetarja Linda Halimi eshte duke pergatitur kengen e saj te radhes per ne edicionin e shtate te "Top Fest", ne te cilin ka qene edhe fituese. Me kete rast, ne profilin e saj ne facebook. com, kengetarja e "Te Dua", e cila dikur ka punuar si perkthyese e ushtrise amerikane ne Kosove, u ka drejtuar fansave te saj nje pyetje: "A do te donit qe te paraqitem me nje balade te bukur, apo me nje kenge ritmike. Opinioni juaj ka shume rendesi", shkruante Linda Halimi, ndersa si gjithmone, fansat jane ndare ne dy pjese. Shume prej tyre kane dashur qe kengetarja e tyre e preferuar te vije me nje balade, ndersa te tjere kane shprehur mendimin se Lindes do t'i shkonte me shume per shtat nje kenge ritmike. Megjithate, ne nje postim tjeter te saj, kengetarja kosovare ka siguruar qe kenga me te cilen do te prezantohet ne "Top Fest", do te perbeje nje surprize shume interesante per publikun. "Mega hit", e ka cilesuar Linda punen e saj te radhes. Para se te vijonte karrieren solo, Linda Halimi ka qene soliste e grupit "Ngroba".
Daljet e Bubulina Krasniqit, te kufizuara
Bukuroshja BuBulina Krasniqi, e motra e Memli Krasnqit, tregon se ka nje jete te perditshme jo shume te ndryshme nga ajo e njerezve te tjere te thjeshte. Duke folur per mediat, kengetarja simpatike e hitit "Elementi i peste", ka thene se nje shetitje me miqte e saj e ploteson ate, duke qene se nuk eshte shume e dhene pas daljeve te shpeshta. "Nuk eshte se dal edhe shume. Nuk jam frekuentuese e madhe e jetes se nates, por zakonisht kur dal, dal me njerezit e mi te aferm", thekson ajo, duke shtuar se edhe shoqeria ka vendin e duhur per te. Bubulina, e cila eshte njeherazi edhe studente, shton me tej se miqve, sigurisht atyre te ngushteve, u kushton shume kohe nga dita e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›