E Shtunë, 31 Tetor 2026

Conte te i fejuari "nusen" e djalit, pranga te moshuarit

KAKAVIJE- Trafikonte "nusen" e djalit kundrejt 2600 eurove ne Greqi, kapet ne flagrance 63-vjecari nga Fieri. Dhimiter Gazeli eshte ndaluar nga kontrolloret e pikes kufitare te Kakavijes rreth mesdites se djeshme, teksa perpiqej te kalonte ilegalisht me dokumente te falsifikuara ne vendin fqinj, 19-vjecaren me inicialet V. A., banuese po ne Fier, e cila do te shkonte tek i fejuari. Burime zyrtare bene me dije se i moshuari eshte paraqitur prane sportelit te perpunimit te dokumenteve ne dalje per ne Greqi, se bashku me vajzen qe e kishte fqinje. Agjentet e Zyres Antitrafik kane zbuluar se dokumentet nuk ishin te rregullta dhe nisen hetimet per te dyshuarin. "Nga verifikimi i bere rezultoi se Dhimiter Gazeli, donte te kalonte per ne shtetin grek adoleshenten nepermjet pikes se kalimit kufitar ne Kakavije, me ane te pasaportes se nuses se djalit te vet, qe kishte ngjashmeri me 19-vjecaren, kundrejt vleres 2600 euro", sqaruan burime zyrtare te policise se Gjirokastres. I dyshuari udhetonte me automjetin e tij tip "Benz", me targa FR7421B, se bashku me vajzen, ndersa jetonte ne Greqi me familjen dhe ka perfituar nga ky fakt per te tentuar trafikimin ilegal. Ndaj Gazelit eshte ngritur akuza e "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit, kundrejt perfitimit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›