E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinezet drejt Shqiperise, sot ne panair

Investimet kineze do te jene ne qender te aktiviteteve qe do te zhvillohen sot ne Tirane ne "Panairin Nderkombetar te Teknologjise & Investimeve". Ne kuadrin e tij, behet me dije gjithashtu, se eshte parashikuar qe te zhvillohet edhe Forumi Ekonomik Shqiperi-Kine. Mesohet gjithashtu se jane mbi 100 kompani kineze qe do te jene te pranishme ne mbajtjen e ketyre aktiviteteve me karakter ekonomik. Ato shoqerohen edhe nga nje delegacion i nivelit te larte qeveritar dhe institucioneve financiare te Republikes Popullore te Kines. Kompanite kineze i perkasin fushave strategjike te ekonomise dhe industrise si energjia, industria kimike, telekomunikacioni, transporti, prodhim makinerish dhe teknologjise se industrise ushqimore, mekanike, letres dhe impianteve te perpunimit te mbetjeve te lengeta dhe te ngurta etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›