E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentët e skuadrave: Struktura e Superligës të ndryshojë

“Struktura e Superliges duhet te ndryshoje”. Ky eshte opinioni i presidenteve te skuadrave elitare te futbollit shqiptar, te cilet ne fund te këtij sezoni pritet t’i kerkojne Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se qe formati i kampionatit te behet me 16 skuadra.

"Mundet qe skuadra e Gramozit edhe per kete sezon te ri te mbete midis 16 skuadrave qe pritet te forcohen, sepse une mendoj qe me 12 skuadra u pa qe faza e tete ka qene nje faze qe vetem ka dhuruar, gje e cila nuk e nderon futbollin", tha Mustafa Taci, president i Gramozit.

"Me mbarimin e kampionatit, ne si presidente te futbollit, do mbledhim votat e pershtatshme, pra, 2/3, dhe do ti kerkojme qe kampionati te behet me 16 skuadra", u shpreh Nexhat Bizhdili, president i Beses.

Nderkohe presidenti i FSHF-se, Armand Duka megjithe ka mbrojtur strukturen aktuale ka lene te hapur mundesine e ndryshimit te saj. "Eshte nje gje qe i perket teknikeve qe duhet te diskutojne se cfare strukture i perket ne pergjithesi kampionatit shqiptar, nje strukture qe aktualisht luhet me 55 skuadra dhe nuk eshte pak per nje vend si Shqiperia. Mendoj qe eshte e ndare mire per skuadra elitare dhe skuadrat inferiore, mbulon gjithe territorin e Shqiperise. Megjithate per te ndryshuar skemen e lojes jane gjera qe i perkasin teknikeve", tha Armand Duka, president i FSHF-se.

Ideja e ndryshimit te struktures se Superliges ka ardhur si pasoje e tolerimeve dhe paracaktimit te rezultateve ne fazen e trete te këtij sezoni.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›