E Diel, 1 Nëntor 2026

Kino ABC: “Takers/Plackitësit”

Nga Albana Muja më 16 dhjetor 2010 në ora 09:32

Në kinemanë ABC, të enjten, më 16 dhjetor, shfaqet premiera e fundit për vitin 2010, përkatësisht filmi: "Takers / Plaçkitësit".

Premiera e filmit TAKERS është njëra ndër dhjetëra premierat filmike holivudiane që janë radhitur në programin e filmit të Kinemasë ABC për vitin 2010.

TAKERS / Plaçkitësit, i takon zhanrit: Aksion/Aventurë/Krim/Gangster me Kohëzgjatje: 1 orë 47 min, ndërsa tema bazohet në një grup të njohur vjedhësish që arrijnë të plaçkitin banka të ndryshme pa u kapur nga policia asnjëherë. Ata janë aq të përsosur sa policia nuk u bie në gjurmë deri në momentin e fundit, kur një detektiv këmbëngulës arrin t’i zbulojë.

Rolet: Mat Dillon, Paul Walker, Idris Elba, Jay Hernandez, Tip “T.I” Harris, etj.
Regjia: John Luessenhop; producentë: Glenn Gainor, Gabriel Casseus, Chris Brown.
Filmi shfaqet në ora 18:00, 20:00 dhe 22:00.

Kjo premierë vjen në Kinemanë ABC si rezultat i bashkëpunimit të KDSHF "GENCI" dhe Continental Film nga Zagrebi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›