Kino ABC për Fëmijët

Në vitin 2010 Kino ABC dha një varg premierash botërore, prej zhanreve më të ndryshme. Sipas audiencës më shumë i shikuar ishte zhanri horror, por jo vend të vogël patën zhanret tjera si dramë, romancë, komedi, film shqiptar etj.
“Me fillimin e sezonit të pranverës, pas shumë premierash të zhanreve të ndryshme në vitin 2010, kemi paraparë që për fëmijët të fillojmë në stinën e pranverës me këtë film, që të ketë mundësi më shumë për ta”, tha menaxherja e Kino ABC-së Miradije Vllahiu.
Këtë herë është fjala për filmin e animuar, të zhanrit komedi “Cloudy with a chance of meatballs” apo “Kohë e vranët me reshje qoftesh”, i regjisorit Christopher Miller.
Tema e filmit bazohet tek një shkencëtar, i cili mundohet ta zgjidhë krizën botërore të urisë. Por, gjërat çrregullohen dhe ushqimi që bie nga qielli nuk ka të ndalur. Zbuluesi Flint Lokvud, bën disa zbulime të rralla. Mirëpo, zbulimet e tij dështojnë dhe shkaktojnë çrregullime të mëdha në qytetin e tij të vogël. Flinti vendos të zbulojë diçka që do të ndihmonte popullin. Kur makina e tij e bërjes së ushqimit nga uji, dalldiset dhe shkatërron sheshin e qytetit, ai mendon që karriera e tij kishte marrë fund.
Por, aparati i tij fillon të hedh çizburger nga qielli. A është sukses i madh ky? Parashikimi i ushqimit në kanalin e motit, e njeh Flintin me një reportere të bukur. Ata bëhen miq të mirë gjatë punës së saj në këtë qytet. Mirëpo, kur njerëzit, nga lakmia e tyre, fillojnë të kërkojnë më shumë ushqim, makina çrregullohet dhe fillon të prodhojë shpageta, e gjëra të tjera ushqimore të përmasave shumë të mëdha. Kjo e rrezikon jetën e popullit. Për ta shpëtuar qytetin, Flinti dhe Semi duhet të rropaten shumë duke përdorur aftësinë dhe mençurinë e tyre. Filmi është bazuar në një libër të dashur për fëmijët.
Ende vazhdon të jetë ne repertorin e Kino ABC në dy termine filmi “Legion”. Ishte e paraparë që pas tij të vijë i shumëpërfoluri “Avatar”, por sipas menaxheres së Kino ABC ka pak gjasa që të vijë “Avatar”.
“Jemi në pritje nuk ka asnjë përgjigje definitive ende, shpresojmë që do ta kemi Avatarin por kemi hasur në probleme duke pasur parasysh numrin e vogël të kinemave që funksionojnë në Kosovë. Ne si distributor nuk mund të jemi në konkurrencë me tregun sidomos të vendeve të rajonit, për këtë arsye është edhe paksa më e vështirë sepse është e një kompanie “foks“ dhe është kompani Holliwudjane me të cilën ne nuk bashkëpunojmë, kështu që duhet një marrëveshje e veçantë, derisa jemi në pritje të kësaj marrëveshje kemi pak gjasa që ta kemi”, shprehet Vllahiu.
“Cloudy with a chance of meatballs” do të jetë në repertor të rregullt nga sot, 20 mars në ora 14:00, 16:00, 18:00. Filmi zgjatë 1 orë 21 min.